Vendimi i PS, Kryemadhi:
Rama mbrojti Saimir Tahirin
Monika Kryemadhi pas deklaratës së Ramës për Tahirin është shprehur se “I frikësuari i drejtësisë Edi Rama doli sot të mbrojë por edhe të shesë sipas interesit bashkëpunëtorin e tij në kriminalizimin e politikës Saimir Tahirin.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaron se Rama po mbron Saimir Tahirin nga drejtësia. Kryemadhi shprehet se “
sulmi i sotëm i paprecedent ndaj atij që deri pak javë më parë tundte flamurin e reformës në drejtësi është shenjë e qartë e aktrimit politik dhe paaftësisë për të kuptuar se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës”.
Për kryetaren e LSI, qëndrimi i Ramës personal dhe i grupit parlamentar të PS nuk është asgjë më shumë vetëm se ikje e përkohshme nga e vërteta e fortë që do sjellë largimin e kriminelëve nga vendimmarrja e Shqipërisë.
Deklarata e plotë e Kryemadhit
I frikësuari i drejtësisë Edi Rama doli sot të mbrojë por edhe të shesë sipas interesit bashkëpunëtorin e tij në kriminalizimin e politikës Saimir Tahirin.
Këshilltarët dhe miqtë e tij të besuar gati gati e kanë bindur Edi Ramën se ai nuk ka gisht në kanabizimin e Shqiperisë, duke harruar se frika e Edi Ramës është më e madhe se çdo parim apo miqësi e tij.
Sulmi i sotëm i paprecedent ndaj atij që deri pak javë më parë tundte flamurin e reformës në drejtësi është shenjë e qartë e aktrimit politik dhe paaftësisë për të kuptuar se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës.
Edi Rama gabon kur dëgjon këshilltarët e tij se artificat në ligjet e reformës në drejtësi mund ta shpëtojnë atë nga drejtësia. Por si njeri i pathelluar nxitohet të deklarojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij të pafajshëm duke sulmuar të vetmin organ ligjzbatues që fakton lidhjet e tij direkte me botën e krimit.
Qëndrimi i tij personal dhe i grupit parlamentar të PS nuk është asgjë më shumë vetëm se ikje e përkohshme nga e vërteta e fortë që do sjellë largimin e kriminelëve nga vendimmarrja e Shqipërisë.
Sepse më mirë se të gjjthë, Edi Rama e ka të qartë që opozita nuk është më çështje kartonash të blerë me paratë e krimit, por çeshtje fryme dhe vullneti që do sjellin shumë shpejt largimin e bandave nga pushteti”.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
16.4%
-
Opozitës
17.3%
-
Qytetarëve
66.3%
Vota total: 475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29
-
Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit
5 Gusht, 00:18
-
Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji
4 Gusht, 23:48
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15