Vendimi i qeverisë/ Sigurimet
për punë me kohë të pjesshme

Vendimi i qeverisë/ Sigurimet<br />për punë me kohë të pjesshme
Vendimi i Këshillit Kombëtar të Punës për pagimin e sigurimeve për punësimin me orar të pjesshëm shihet si pozitiv nga industria e shërbimeve në vendin tonë.

Kryetar i Shoqatës së Hotelerisë, Zak Topuzi në një prononcim për ATSH-në, thotë se ky vendim i hap rrugën punësimit të studentëve të cilët duan të punojnë me kohë të pjesshme ndërsa ndjekin edhe studimet. “Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës u diskutua paga minimale e punonjësve të sektorit privat.

Por më e rëndësishmja për industrinë e shërbimeve ishte vendimi për punonjësit me kohë të pjesshme”, deklaroi Topuzi. Ky vendim, sipas tij, bën të mundur që punëdhënsi të paguajë sigurimet shoqërore për të punësuarit vetëm për kohën që ata do të jenë në marrëdhënie pune.

Kjo, sipas Topuzit, i hap rrugë punonjësve që duan të bëjnë një punë të dytë me orar të reduktuar. “Më e rëndësishme është se studentët që mund të punojnë vetëm disa orë pasdite në bare apo restorante, por dhe dyqane apo supermarkete do të mund të punësohen me kontrata të regullta dhe ndërkohë marin sigurime për aq kohë e orë që punojnë. Përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve shtetërore, sindikatave e punëdhënësve u mblodhën një ditë më parë për të diskutuar pagën minimale. 

Përfaqësuesit e biznesit propozojnë që paga minimale për sektorin privat të rritet në 24 mijë lekë nga 22 mijë lekë që është aktualisht. Por, sindikalistët u shprehën kundër. Kërkesa e tyre ishte për një rritje me 30 përqind. Ministri i Financave Arben Ahmetaj kërkoi vendosjen e një balance që nuk dëmton konkurrencën dhe thithjen e investimeve të huaja në vend. Paga minimale është rritur tradicionalisht me 5 deri në 10 për qind me përjashtim të katër viteve të fundit kur nuk pati ndyshim.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS