Rindërtimi/ 1 miliardë e 349 milionë lekë për riparimin e banesave në Durrës, Shijak e Kurbin! Lalzi shpallet zonë e re e zhvillimi

Rindërtimi/ 1 miliardë e 349 milionë lekë për riparimin e banesave në Durrës, Shijak e Kurbin! Lalzi shpallet zonë e re e zhvillimi

1 miliardë e 349 milionë lekë  do të akordohen nga Fondi i Rindërtimit për rikonstruksionin e banesave dhe pallateve në Durrës, Shijak e Kurbin që kanë pësuar dëmtime të lehta dhe të mesme. Kjo shumë u jepet qytetarëve me para në dorë në formën e granteve për ato banesa që kanë nevojë vetëm për riparime dhe jo për t'u ndërtuar nga e para.

Konkretisht në vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave shuma vjen nga Fondi i Rindërtimit, ku 830 milionë e 944 mijë lekë shkojnë për Kurbinin, 127 milionë në Shijak dhe 391 milionë e 200 mijë në Durrësin që është dhe bashkia më e prekur.

Gjithashtu qeveria vendosi që fshati i Lalzit të shpallet dhe zona e re për zhvillim e cila do të transformohet nga procesi i rindërtimit pas shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 nëntorit.  

V E N D I M PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2020, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT OSE TË RIPARIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) SI DHE MJEDISEVE NË BASHKËPRONËSI OSE TË PËRBASHKËTA NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË KURBIN, SHIJAK DHE DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 1 349 321 530,38 (një miliard e treqind e dyzet e nëntë milionë e treqind e njëzet e një mijë e pesëqind e tridhjetë presje tridhjetë e tetë) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kurbin, Shijak dhe Durrës.

Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Kurbin i transferohet fondi prej 830 944 728,38 (tetëqind e tridhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e njëzet e tetë presje tridhjetë e tetë) lekësh për:

financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në masën 470 750 000 (katërqind e shtatëdhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;

ii. financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në masën 360 194 728,38 (treqind e gjashtëdhjetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e njëzet e tetë presje tridhjetë e tetë) lekë.

b) Bashkisë Shijak i transferohet fondi prej 127 176 802 (njëqind e njëzet e shtatë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e dy) lekësh për financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat).

c) Bashkisë Durrës i transferohet fondi prej 391 200 000 (treqind e nëntëdhjetë e një milionë e dyqind mijë) lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kurbin, Shijak dhe Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM NË FSHATIN LALËZ, NJËSIA ADMINISTRATIVE ISHËM, BASHKIA DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nënndarjes “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen e territorit prej 27.500 m2, në fshatin Lalëz, njësia administrative Ishëm, Bashkia Durrës, zonë e re për zhvillim, sipas hartës dhe koordinatave që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 16/07/2020 00:54

    TE BEHEN ME PLAN DHE URBANISTIKE,,,te jene te bukura me diell,,parkingje,,dhe me distance 30 m larg njera-tjetres,,,dhe te kihet parasysh krijimi i koridoreve ajrore per pallatet te kene rregullsi me hapsire 50 m larg njeri-tjetrit..,,,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja