Vendimi i Qeverisë/ E drejta e autorit do të regjistrohet në e-albania, brenda 30 ditësh merret vendimi

Vendimi i Qeverisë/ E drejta e autorit do të regjistrohet në e-albania, brenda 30 ditësh merret vendimi

Tirane- E drejta e autorit do të regjistrohet tashmë përmes e-albania. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Aplikimi do të kryhet on-line në portalin “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Regjistrimi i së drejtës së autorit"

Aplikimi kryhet nga autori i veprës, trashëgimtari ligjor, përfaqësuesi i autorizuar prej autorit/bashkautorit ose agjencia e administrimit kolektiv.

Procedura e regjistrimit në Drejtorinë për të Drejtën e Autorit zgjat në një afat maksimal prej 30  ditësh. Dokumentet do të ngarkohen online. Vetëm ato që nuk do të mund të realizohen kështu do t’i dërgohen institucionit në format shkresor (hard copy) brenda 5 (pesë) ditëve nga data e aplikimit

Vendimi

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË REGJISTRIMIT, ORGANIZIMIT, KLASIFIKIMIT DHE TARIFAVE TË REGJISTRIMIT TË VEPRAVE TË TË DREJTAVE TË AUTORIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 18, të ligjit nr.35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

E drejta e autorit do të regjistrohet tashmë përmes e-albania. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Aplikimi për regjistrimin e së drejtës së autorit kryhet on-line në portalin “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Regjistrimi i së drejtës së autorit
Aplikimi kryhet nga autori i veprës, trashëgimtari ligjor, përfaqësuesi i autorizuar prej autorit/bashkautorit ose agjencia e administrimit kolektiv.

Procedura e regjistrimit në Drejtorinë për të Drejtën e Autorit zgjat në një afat maksimal prej 30  ditësh. Dokumentet do të ngarkohen online. Vetëm ato që nuk do të mund të realizohen kështu do t’i dërgohen institucionit në format shkresor (hard copy) brenda 5 (pesë) ditëve nga data e aplikimit

V E N D O S I:

1. Ky vendim ka për objekt përcaktimin e procedurës së regjistrimit të veprave të së drejtës së autorit, sipas klasifikimit dhe organizimit të tyre, si dhe të tarifave të regjistrimit, në zbatim të ligjit nr.35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar.

2. Regjistrimi i së drejtës së autorit është vullnetar dhe u referohet vetëm të drejtave të autorit.

3. Regjistrimi i së drejtës së autorit kryhet nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit në ministrinë përgjegjëse për të drejtat e autorit.

4. Aplikimi për regjistrimin e së drejtës së autorit kryhet on-line në portalin “e-Albania”, në shërbimin elektronik “Regjistrimi i së drejtës së autorit”.
5. Aplikimi kryhet nga autori i veprës, trashëgimtari ligjor, përfaqësuesi i autorizuar prej autorit/bashkautorit ose agjencia e administrimit kolektiv.
6. Aplikimi për regjistrimin e të drejtave të autorit shoqërohet me dokumentacionin e domosdoshëm, si më poshtë vijon:

a) Mandatpagesën, e cila është e vlefshme vetëm për një aplikim, nëpërmjet të cilit regjistrohet një numër i caktuar veprash, sipas tarifave të parashikuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;

b) Kopjen e veprës on-line në portalin “e-Albania” ose fizikisht, në formë të shkruar ose CD, në protokollin e ministrisë përgjegjëse për të drejtat e autorit;

c) Dokumentin autorizues të përfaqësimit, në rast se kërkesa kryhet nga një përfaqësues;

ç) Dokumentin e dëshmisë së trashëgimisë, në rast se kërkesa kryhet nga trashëgimtari/ët ligjor/ë.

7. Procedura e regjistrimit në Drejtorinë për të Drejtën e Autorit zgjat në një afat maksimal prej 30 (tridhjetë) ditësh. Konkretisht, kjo procedurë përfshin:

a) aplikimin e depozitimin e dokumenteve shoqëruese në portalin  “e-Albania”.

Përjashtimisht, vetëm dokumentet, të cilat nuk mund të ngarkohen në format elektronik, i dërgohen institucionit në format shkresor (hard copy) brenda 5 (pesë) ditëve nga data e aplikimit;

b) korrigjimin e pasaktësive nga aplikanti, brenda 5 (pesë) ditëve nga kërkesa e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit, në rastet kur aplikimi nuk është paraqitur, në përputhje me pikën 6, të këtij vendimi. Në rast të mosplotësimit të pasaktësive brenda këtij afati, aplikimi refuzohet;

c) shqyrtimin e kërkesës në raport me parashikimet e ligjit për të drejtat e autorit brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve. Në rast se vepra që kërkohet të regjistrohet nuk është objekt i mbrojtjes së të drejtës së autorit, aplikimi refuzohet në mënyrë të arsyetuar;

ç) regjistrimin e veprës dhe pajisjen me certifikatë ose refuzimin, sipas shkronjës “c” të kësaj pike, brenda 5 (pesë) ditëve.

8. Në rast të plotësimit të kushteve ligjore për regjistrimin e së drejtës të autorit, Drejtoria për të Drejtën e Autorit lëshon certifikatën e regjistrimit të së drejtës së autorit.

9. Certifikata e regjistrimit të së drejtës së autorit merret nëpërmjet portalit  “e-Albania” me nënshkrim ose vulë elektronike.

10. Drejtoria për të Drejtën e Autorit përditëson të dhënat e regjistrimit të së drejtës së autorit në bazën e të dhënave shtetërore “Regjistri i të dhënave të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to”.

11. Data e regjistrimit të të drejtave të autorit është data e aplikimit të kryer në mënyrë të rregullt on-line në portalin “e-Albania”.

12. Organizimi dhe klasifikimi i veprave të së drejtës së autorit do të kryhet sipas vendimit nr.651, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri i të dhënave të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to” dhe përcaktimin e elementeve të regjistrit të të dhënave të hapura për publikun, dokumentar dhe elektronik”.

13. Formati dhe elementet përbërëse të certifikatës “Regjistrimi i së drejtës së autorit” përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për të drejtat e autorit.

14. Regjistrimi dhe certifikimi nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit kanë efekt ligjor derisa me vendim gjyqësor të provohet e kundërta.

15. Vendimi nr.34, datë 18.1.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e regjistrimit, të organizimit dhe klasifikimit të veprave të të drejtave të autorit”,  shfuqizohet.

16. Ngarkohet ministria e përgjegjëse për të drejtën e autorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë