Qeveria italiane ka aprovuar vendimin për thjeshtimin e normativës së pajisjes me leje qëndrimin në Itali për emigrantët minorenë të pashoqëruar nga prindërit.
Kryeministri italian Giuseppe Conte miratoi ndryshimin e rregullave për lejet e qëndrimit të minoreneve të pashoqëruar dhe konvertimit të tyre në moshë madhore.
Ndryshimet do të duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës Sergio Mattarella.
Ndryshimet që kanë të bëjnë me lehtësimin, parashikojnë lëshimin e 2 tip lejeve qëndrimi për emigrantët minorenë të pashoqëruar; leje qëndrimi e posaçme e identifikuar "për moshë të mitur" me kohëzgjatje deri sa të mbushin moshën madhore me mundësi konvertimi të saj, dhe leje qëndrimi "për motive familjare" në rast se i mituri merret në mbrojte apo nën kujdesjen e një qytetari italian ose i huaj me të cilin jeton rregullisht në Itali.
Pas mbushjes së moshës madhore, sipas dekretit legjislativ, ai mund të kryejnë konvertimin e kësaj leje qëndrimi për motive punësimi.
Deri më tani emigrantët minorenë të pashoqëruar në Itali pajiseshin me një leje qëndrimi të përkohshme.
Numri i emigrantët minorenë të pashoqëruar në Itali ka shënuar një rritje të madhe gjatë viteve të fundit, por këtyë vit është reduktuar.
Sipas të dhënave zyrtare deri më 30 qershor të 2019 në Itali janë të regjistruar 7272 emigrantët minorenë të pashoqëruar, që shënon një reduktim me 44.7%.
Deri më 30 qershor 2019 në Itali në strukturat që strehojnë emigrantët minorenë të pashoqëruar janë regjistruar 1 662 shqiptarë që përbëjnë 22.9% ndër 7272 që është numri i përgjithshëm i tyre.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27.4%
-
Jo
64.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56