Vendimi i qeverisë/ Rikonstruktohen kabinetet, shkurtime punonjësish në disa ministri, kalojnë te Ekonomia, Kultura dhe Inovacioni

Vendimi i qeverisë/ Rikonstruktohen kabinetet, shkurtime punonjësish në disa ministri, kalojnë te Ekonomia, Kultura dhe Inovacioni

Këshilli i Ministrave, në vendimin e marrë gjatë mbledhjes së kësaj të mërkure rishikoi numrin e punonjësve të disa ministrive.

Rikonstruktimi i kabineteve vjen pas ndarjes që patën Financat nga Ekonomia dhe bashkimi me këtë të fundit i Kulturës dhe Inovacionit. 

Kështu ministrisë së Financave i hiqen 113 punonjës, të cilët së bashku me 91 të ministrisë së Kulturës do ti kalojnë Blendi Gonxhes në administratën e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

  1. Numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 113 (njëqind e trembëdhjetë) punonjës.
  2. Numri i punonjësve të aparatit të ministrisë përgjegjëse për kulturën, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 91 (nëntëdhjetë e një) punonjës.
  3. Numri i punonjësve rezervë të buxhetit të miratuar për vitin 2024 reduktohet me 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve rezervë në 29 (njëzet e nëntë) veta.
  4. Numri i punonjësve të përmendur në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, alokohet në aparatin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, kulturën dhe inovacionin dhe numri i punonjësve për këtë ministri bëhet 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) veta.
  5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari