Në bazë të një Udhëzimi, të miratuar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë, ministri i Financave dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka hyrë në fuqi kompensimi i energjisë elektrike për kategori të caktuara qytetarësh, që do të mbrohen nga shtetim pas ndryshimit të sistemit, nga ai me dy tarifa, në një tarifë të vetme.

Fatura e energjisë elektrike për përfituesit e këtij kompensimi do të jetë e njëjtë me faturën e konsumatorëve që nuk e përfitojnë këtë kompensim dhe vlera e saj do të shprehet me çmimin e ri të energjisë elektrike.