Vendimi i ri/ S'ka më fëmijët të pa pashoqëruar në qendra interneti (VIDEO)

TIRANË-Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për moslejimin e fëmijëve nën moshën 14-vjeç, të pashoqëruar në qendra interneti, tashmë janë miratuar me vendim qeverie.

Ky vendim është marrë me qëllimin për të mbrojtur fëmijët nga informacioni që ata marrin, i cili mund të jetë i dëmshëm, si dhe për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre.

Kryetarja e agjencisë shtetërore për të drejtat e mbrojtjes së fëmijës, Alma Tandili, shpjegoi se si do të procedohet në qendrat e internetit, për t'u njohur me moshën e fëmijës, pasi deri në moshën 16 vjeçare, nuk mund të pajisesh me kartë identiteti.

“Teknikisht besoj që nga ana praktike, një fëmijë deri diku duket, është e dukshme kur hyn në një sallë interneti për moshën e tij, por sigurisht që ndoshta nuk është e qarte 14 e një ditë 14 e dy tre ditë, pra mosha ekzakte. Megjithatë do kërkohet  fëmijët që shikohen, të miturit faktikisht, do kërkohet që shoqërohen”-u shpreh Alma Tandili

Nevoja për ketë vendim, lindi pasi po jetojmë në një mjedis dixhital, ku komunikimi virtual është shumë herë më i lartë se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe se interneti ndikon në psikologjinë e fëmijës. Vendimi  sapo ka hyrë në fuqi dhe së shpejti do të mblidhet dhe grupi i ekspertëve për të vendosur se si do të vijohet më tej, për kontrollimin e qendrave të internetit, për zbatueshmërinë e këtij vendimi.

“Sapo ka dalë vendimi, ne jemi në konsultim dhe së shpejti do të mblidhemi te gjithë grupi i ekspertëve për të  parë dhe për të vendosur sepse  VKM-ja tashmë e ka parashikuar që është dhe AKEP dhe AKCES, që janë dy institucionet përgjegjëse të cilat kane ekspertizën përsa i përket përmbajtjeve të materialeve”-tha Alma Tandili

Deri në këto momente reagimet kanë qenë pozitive si nga ana e prindërve ashtu dhe nga qendrat e internetit, të cilët janë interesuar për të marrë më tepër informacione se si do të operohet në vazhdim.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari dixhital: 25/07/2019 18:12

    Televizioni eshte bere me i rrezikshem se interneti. Mjafton te shohesh programe te tilla si Al Pazar Portokalli Duplex etj qw ndiqen edhe nga femijet te degjosh fjalet qe perdoren ne ato programe te vesh duart ne koke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore