Vendimi i rrallë i gjykatës në
Britani: Ringjallja pas vdekjes

Vendimi i rrallë i gjykatës në<br />Britani: Ringjallja pas vdekjes
E çuditshme por e vërtetë, një 14-vjeçare britanike e sëmurë në fazën terminale të sëmundjes më kancer fiton betejën me drejtësinë. Ajo ka kërkuar që trupi i saj të ruhet, të mos varroset me shpresën se një ditë do të rizgjohet dhe do të shërohet me kurat e reja.
 
Vendimi i saj është konsideruar i ligjshëm pak kohë para se adoleshentja të humbiste jetën në tetor. Por lajmi u bë publik vetëm në kohën kur trupi i saj u dërgua në SHBA.

Letargjia post vdekjes e vajzës u autorizua nga një gjyqtar i gjykatës së Lartë në Londër dhe sigurisht mori konsensusin e prindërve. 

14-vjeçarja vuante nga një lloj i rrallë i kancerit dhe jetonte më familjen në kryeqytetin britanik. Cryonics është procesi përmes të cilit ruhet trupi me shpresën se do të ripërtërihet pas përdorimit të një kure e cila do të përdoret në të ardhmen.
 
Trupi ruhet në temperatura shumë të ulëta duke ngadalësuar funksionet vitale. Pra objektivi i vërtetë është që trupi të ruhet në kushte të paprekura dhe më pas të ringjallet.

Vajza e cila kishte kërkuar në internet për këtë proces i shkruajti gjykatës pak kohë përpara së të vdiste. Në letër ajo kërkonte mundësinë të jetonte më gjatë në të ardhmen dhe që trupi i saj të mos varrosej, por të ruhej nga nëna.
 
14-vjeçarja shpjegonte se kish bërë disa kërkime në internet dhe shpresonte se përmes teknikës së ruajtjes së trupit në të ardhmen do të kishte mundësinë të kurohej e të rizgjohej ndoshta edhe pas qindra vitesh.
 
Gjyqtari i cili dha dhe vendimin pozitiv Peter Jackson u shpreh se e kish vizituar vajzën në spital dhe ishte prekur nga shpirti i saj guximtar me të cilin kish përballuar fatin e saj. Po ai shtoi se ishte thirrur teknikisht për të gjykuar mosmarrëveshjen mes prindërve lidhur me faktin sesi do të ruhej trupi i vajzës pas vdekjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror