Vendimi i Shërbimeve Qeveritare
Presidenti renditet i pari në trajtim

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka si detyrë trajtimin e personaliteteve si Presidenti, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit. Gjithashtu, këtu përfshihet dhe trajtimi ushqimor dhe caktimi i kuzhinierëve të tre personaliteteve të larta. Kjo drejtori, gjithashtu ka në varësi të gjitha vilat dhe godinat qeveritare, duke filluar që nga Pallati i Brigadave, Pallati i Kongreseve, vilat e tjera pushuese në të gjithë territorin e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe familjet e tyre, trajtohen sipas përkatësisë nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, institucionet përkatëse dhe Klinika Qeveritare për kushtet jetësore të banimit, pushimit, furnizimit me artikuj ushqimorë e industrialë, shërbimit mjekësor dhe personel shërbimi etj., si në rastin kur banojnë në rezidenca qeveritare, ashtu dhe kur ata banojnë në apartamentet e tyre.
Trajtimi me ushqime të bëhet me kosto, duke iu llogaritur në pagesë vetëm vleftën e lëndës së parë. Personaliteteve të mësipërme iu vihet në përdorim për banim nga një rezidencë, në administrimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, i pajisur në mobilie dhe inventar përkatës, në përputhje me mjediset e banesës. Kur personalitetet e lartpërmendura banojnë në apartamentet e tyre, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare pajis me mobilie dhe inventarin përkatës vetëm dhomën e pritjes dhe atë të punës, të cilat mbeten si inventar i kësaj Drejtorie.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato