A nuk do kishte qenë normale sot që PD dhe LSI të kërkonin ndjesë për gjithçka bëtë më 18 dhjetor në këtë sallë. A ka mundësi të ketë pak dinjitet në qëndrimin politik të një opozite të kërkojë ndjesë për çizmet për letrat dhe bidonët e hedhur më 18 dhjetor, kur sot SHBA të kanë treguar qartë që ne paskemi bërë gjënë e duhur në 18 dhjetor, nuk po hyj fare për personin, por po ju them që kërkesa është që personi të qëndronte në detyrë. Si ka mundësi mungon dinjiteti i kësaj opozite për të kërkuar ndjesë për diçka që sot Rex Tillerson jua ka bërë shumë të qartë. Si nuk ju vjen pak turp për vlerat që duhet të mbartin forcat tuaja politike edhe në marrëdhënie me aleatin tonë strategjik SHBA.
Si ka mundësi që asnjëri prej jush, Saliun e mirëkuptoj që nuk mund të fliste për këtë punë. Lulin po aq e mirëkuptoj që sot ka shkuar të shkojë tek Orbani në Budapest, për të mos qendruar këtu. Po ju të tjerët nuk gjetët një që të thoni: Po, ne si aleaatë të SHBA e përshëndesim...” deklaroi Balla. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi është publikuar një ditë më parë në faqen zyrtare të DASH, ndërsa masa e ndalimit është miratuar nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, pasi ish-zyrtari i lartë i organit të Akuzës në Shqipëri akuzohet për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.
d.b/shqiptarja.com









