Deputeti i PD, Eduard Halimi ka reaguar për vendimin e Strasburgut mbi shtyrjen e afatit. Duke argumentuar se kjo është hera e dytë që bëhet kjo shtyrje pasi “Rama edhe pse po bën një vit në qeveri nuk ka asnjë plan të besueshëm”

Statusi i plotë i Eduard Halimit në Facebook 

"RAMA GENJEN: Vendimi I Strasburgut është për herë të dytë.

Strasburgu për herë të dytë i jep kohë qeverisë për pronat. Vendimi i parë linte afat qershorin e 2014, por Rama edhe pse po bën një vit në qeveri nuk ka asnjë plan të besueshëm, përveç mashtrimit që i beri pronareve para 1 viti me pseudoprogramin dhe mashtrimin e sotëm se mori kohë për herë të parë edhe për një vit për të qenë i besueshëm."
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)