Vendimi i UEFA, Duka: Presim
3 pikët, arbitri raport jo të drejtë

Vendimi i UEFA, Duka: Presim<br />3 pikët, arbitri raport jo të drejtë
Një ditë para vendimit që do të marrë UEFA, për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kreu i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë telefonike nga Zvicra për A1 Report tha se pret një vendim të drejtë.

Sipas kreut të FSHF-së është bërë një lojë fjalësh në raportin e dorëzuar nga arbitri i ndeshjes. Duka zbuloi për A1 Report se ai (arbitri) në raportin e tij ka shkruar se Shqipëria refuzoi të futej në fushë për të luajtur. Gjithashtu Duka tha se oficeri i sigurisë dhe delegati i UEFA-s në raportin e tyre kanë pasqyruar me saktësi atë që ndodhi, përveç koreve raciste.

Kreu u FSHF-së tha se pret trepikëshin nga UEFA, ndërsa sipas tij pala shqiptare e ka kopsitur mbrojtjen në mënyrë kronologjike dhe me fakte.

“Ne kemi dërguar dje gjithë mbrojtjen tonë, foto, video dhe gjithë materialet që kemi pasur.  UEFA ka marrë dokumentet. Ata do të studiojnë këto fakte  dhe nesër do të dalin me një vendim. Dokumenti jonë përmban në mënyrë kronologjike ngjarjet dhe të mbështetura me fakte.  Për shembull deklaratat e futbollistëve të dëmtuar i kemi të shoqëruar me raportet mjekësore. Kemi argumentuar se ne nuk kemi refuzuar të luajmë, por s’kemi pasur mundësi”, deklaroi Duka për A1 Report.



I pyetur se çfarë do të bëjë FSHF pas vendimit, Duka ka thënë se pala shqiptare do të ndjekë me profesionalizëm çdo shkallë të gjykimit.

Federata Shqiptare e Futbollit në Komisionin e Disiplinës do të mbrohet nga dy studio të fuqishme, njëra britanike dhe tjetra zvicerane për të dalë fituese përballë palës serbe.


Mbrojtja e Shqipërisë në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës në UEFA do të bazohet në tre pika. Pika kryesore e mbrojtjes lidhet me dështimin e Federatës Serbe në organizimin dhe funksionimin e ndeshjes së 14 Tetorit në Beograd. Pika e dytë lidhet me hyrjen e tifozëve në fushë dhe goditjen e futbollistëve shqiptarë dhe pjesëtarëve të delegacionit me sende të forta, madje autorë përpos tifozëve kanë qenë edhe punonjësit e sigurisë së stadiumit. Ndërsa pika e tretë bazohet te koret raciste që në fillim të ndeshjes me injorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë, aneksimit të flamurit, mesazheve politike ku në një banderolë të madhe shkruhej ”Kosova është Serbi” dhe thirrjeve fyese.

Intervista telefonike e plotë me kreun i FSHF-së, Armand Duka për A1 Report

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë