Vendimi i UEFA, ekspertët: Serbia 
e përkëdhelur, presim fitore në KAS

Vendimi i UEFA, ekspertët: Serbia <br />e përkëdhelur, presim fitore në KAS
Dy ekspertë të futbollit, duke komentuar vendimin e UEFA që i dha tre pikët Serbisë pas incidentit të ndodhur në stadiumin e Beogradit, thonë se Serbia është  përkedhelur nga Komisioni i Disiplinës.  

Eduart Prodani, ish sekretar i përgjithëshm i FSHF-së dhe delagat i UEFA-s, i ftuar në studion e A1 Report tha se vendimi është një politik. Ai tha se shpresat tani vetëm mbeten tek KAS.

“Unë prisja që vendimi të ishte i influencuar, por nuk prisja që ndeshja t’i jepej Serbisë në tavolinë. Është vendim populist. I dënon të dyja palët, por që synon të ulë tensionet politke. Kjo nuk është në këndvështrimin e sportit. Të penalizuarit jemi ne. Vendimi përfundimtar do të merret në KAS, i cili nuk është pjesë e UEFA. Jam i sigurt që argumentat do të bazohen vetëm në sport. Unë them që koha do punoj për ne, situata nuk do të mbetet kështu”, deklaroi Prodani.

Ndërsa Sokol Jareci, ish arbitër i UEFA-s, tha se raporti i arbitrit (që Shqipëria nuk pranoi të luajë) është ai që ka ndikuar negativisht.  

“Une nuk e prisja, prisja një vendim në favorin tonë. Refuzimi i të luajturit ishte një pikë që na dënoi. Për situatën që ndodhi është delegati ai që kërkon për të luajtur.  Gjyqtari është ai që ka dënuar shqiptarët.   Momenti që i jepet fitorja serbisë dhe pastaj i hiqen tre pikët, është një vendim në kundërshtim.  Nuk besoj se mund të ndod një situatë e tillë në futboll, e tëjepen tre pikët për atë që dhunohet. Federata serbe e përkëdhelura e UEFA” deklaroi Jarec.   
 
Ish sekretar i përgjithëshm i FSHF-së hodhi akuza të rënda për arbitrin anglez. Prodani tha se ky arbitër është i rrethuar nga skandale.

“Ky arbitri nuk e di se si ka bërë karierë. Është i rrethuar nga skandale. Dhe ato minuta që ishte ndeshja, arbitri nuk  e mbajti mirë.  Më lehtë i jepej faull serbëve se sa kombëtares shqiptare. Kishte disa raste të dyshimta.  Kjo është një goditje e rëndë për shqiptarët, është një fyerje për shqiptarët, për ndjenjat tona kombëtare”, deklaroi Eduart Prodani.

Për të dy ekspertët, tani sytë janë nga KAS, që sipas tyre ky institucion do t’i japë të drejtë Shqipërisë.  Ata gjithashtu kanë vlerësuar dhe punën e FSHF-së dhe shpresojnë se dy studiot ligjore të kontaktuara për mbrojtjen do të bëjnë punën e tyre.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë