TIRANE- Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e para disa ditëve dhënien e një arsenali armësh për Irakun në kuadër të kontributit në koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe ISIS. Kështu, në mbështetje të Kushtetutës dhe të të ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi, dhënien e armatimit, pa shpërblim qeverisë së Republikës së Irakut, të hequr nga armatimi e përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të FASH, si kontribut i qeverisë së Shqipërisë në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në mënyrë të detajuar.
/Shqiptarja.com






