VENDIMI / KQZ i jep të drejtë Erion Veliajt, rrëzon edhe kërkesën e dytë të LSI për aktivitetet e Bashkisë së Tiranës

VENDIMI / KQZ i jep të drejtë Erion Veliajt, rrëzon edhe kërkesën e dytë të LSI për aktivitetet e Bashkisë së Tiranës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot pretendimin e LSI për vizitat e Erion Veliaj në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 se janë për fushatë elektorale, duke i dhënë të drejtë kryebashkiakut.

Në vendimin e firmosur nga Komisioneri Ilirjan Celibashi thuhet se nuk konstatohen elemente të shkeljes së dispozitave të Kodi Zgjedhor.

“Nga verifikimi i fakteve dhe rrethanave rezulton se, këto aktivitete me karakter publik janë raportuar në ndërfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas datave referuar informacionit të dhënë nga Bashkia Tiranë, përpara datës së planifikuar të zhvillimit të tyre dhe në respektim të kufizimeve të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe vendimit nr. 9/2020 Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Referuar denoncimit të mësipërm, këto veprimtari të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, nuk përmbajnë fakte apo rrethana që mund të provojnë se janë veprimtari të ndaluara në kuptim të përkufizime të veprimtarive të ndaluara të përcaktuara në nenin 3 të vendimit nr. 9/2020 të Komisionit Rregullator”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Më herët, Veliaj fitoi një tjetër betejë ligjore në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve  pas kërkesës së LSI për të ndalur dorëzimin e shtëpive të reja të rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës