Vendimi, legalizimet, sot AKKP
hap aplikimet për kompensim

Vendimi, legalizimet, sot AKKP<br />hap aplikimet për kompensim
TIRANE- AKKP bën me dije se sot ka nisur zyrtarisht pranimin kërkesave për dëmshperblim për 550 pronarë të prekur nga ndërtimet pa leje. Përmes një njoftimi për shtyp, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave thekson se është hapur procesi i pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.449, datë 27.05.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”. “Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë më datë 19 / 06 / 2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat” thekson në njoftim AKKP.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)