Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian i konfirmoi homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba se Franca "do të ndajë 300 milionë euro të tjera ndihmë financiare për Ukrainën në ditët e ardhshme në përputhje me angazhimet e marra nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kështu deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze Quai d'Orsay, pas bisedës së sotme telefonike mes Le Drian dhe Kuleba. Gjatë takimit, tha zëdhënësi, "të dy ministrat theksuan situatën dhe mbështetjen e Francës për Ukrainën në kontekstin e luftës së shkaktuar nga Rusia".
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë









