Vendimi për asociacionin, opozita
Koalicioni i "Zajednicës" të largohet

Opozita e bashkuar e Kosovës  ka deklaruar dhe argumentuar se marrëveshja e 25 gushtit me Serbinë e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe frymën e saj. Për rrjedhojë Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kërkojnë largimin e menjëhershëm të Mustafës dhe Thaçit.

"Rrjedhimisht kjo marrëveshje dhe ‘Zajednica’ në përgjithësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe si të tilla janë të vdekura. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës. Këta shkelën Kushtetutën, dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë, " thanë në një deklaratë të përbashkët tri subjektet opozitare.

Sipas tyre, Mustafa dhe Thaçi kishin deklaruar se Zajednica është OJQ, dhe në përputhje me me ligjet dhe Kushtetutën, duke shpallur shpërfilur Peticionin e 205 254 qytetarëve.

"Kundër argumenteve tona Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi patën deklaruar se Zajednica është OJQ, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe se Dekretin për themelimin e saj do ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese. Ata nën këto qëndrime antikushtetuese shpërfillën Peticionin e 205 254 qytetarëve, arrestuan deputetët tanë, aktivistët e qytetarët protestues. Ata na akuzuan se po shkelim ligjin teksa kishin shkelur thelbësisht Kushtetutën e vendit tonë, pra interesin tonë shtetëror," sqaron opozita.

"Prandaj largimi i menjëhershëm i Mustafës dhe Thaçit është i domosdoshëm dhe më e pakta që duhet të ndodhë," thuhet në deklaratën e përbashkët të tre subjekteve opozitare.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete për përmbysjen e zgjedhjeve në 2020

SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete për përmbysjen e zgjedhjeve në 2020