Vendimi për dalje nga BE, ja
çdo të ndodhë me Britaninë? VD

Vendimi për dalje nga BE, ja<br />çdo të ndodhë me Britaninë? VD
Britanisë së Madhe pavarësisht vendimit që mori të enjten e 23 qershorit për dalje nga Bashkimi Europian,  do t'i duhen dy vite procedura e negociata deri në shkëputjen përfundimtare nëse kjo do të ndodhë.

Së pari zhvlerësim të fortë të paundit britanik dhe një paqendrueshmëri në tregjet kapitale. Këshilli i Europës ka vendosur të mblidhet më datë 28 Qershor ku Britania e Madhe do të formalizojë kërkesën për tërheqje.

Proçedurat për daljen mund të zgjasin deri në 2 vjet, ku Britania duhet të rishikoje të gjitha marrëveshjet. Marrëveshja përfundimtare mes Mbretërisë së Bashkiar dhe Bashkimit Europian do të miratohet nga Parlamenti Europian dhe ai britanik me shumicë të cilësuar.

Gjithashu britanikët mund humbin lirinë e lëvizjes për punë dhe për shërbime publike në vendet e BE. Megjithatë mbetet për tu diskutuar se cfarë do të ndodhë me lëvizjen e lirë të qytetarëve Europian drejt Britanisë së Madhe.

Pasi siç dihet Britania nuk është pjesë e marrëveshjes "Shengen" pra e lëvizjes së lirë mes vendeve uropiane por kjo nuk ka penguar qytetarët e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian që të kenë lirshmëri lëvizjeje drejt Britanisë.

Me vendimin për dalje nga Unioni a rrezikohen Europianet për të lëvizur apo jo të lirë në Britani apo do t'i rikthehen vizave? Kjo mbetet për tu diksutuar në ditët në vijim në të cilat do të shihet gjithashtu edhe sesi do të procedohet me këtë vendim

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre