Vendimi për Mubarak do të apelohet

Vendimi për Mubarak do të apelohet
KAJRO- Vendimi i dhënë nga gjykata e Egjiptit për ish-presidentin Mubarak do të apelohet. Ky lajm është bërë i ditur nga një burim pranë zyrës së Prokurorit të Shtetit egjiptjan. Prokurori Shtetëror i Egjiptit tani do të nisë menjëherë procedurat që vendimi i dhënë nga gjykata e egjiptit për Hosni Mubarak dhe ministribn e tij të brendshëm të apelohet. “Prokurori i Shtetit ka urdhëruar fillimin e procedurave të apelimit”, citon AP, një burim nga zyra e tij. Nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme nëse do të apelohen të gjitha vendimet, apo vetëm ato për shpalljen e ish zyrtarëve si të pafajshëm. Këto reagime erdhën menjëherë pasi u dha vendimi përfundimtar Nga Gjykata e Egjiptit për dëmin të përjetshëm të ish-presidentit Hosni Mubarak dhe ministrit të tij të brendshëm ndërkohë që dy djemtë e Mubarak u shpallën të pafashëm dhe u lanë të lirë. Menjëherë pas këtij vendimi të dhënë ditën e shtunë në Egjipt shpërthyen protesta masive në të gjithë vendin pasi familjarët e viktimave si dhe masa e gjërë e popullit nuk ishin dakord me këtë vendim që u dha nga gjykata pasi sipas tyre Mubarak meritonte dënim me vdekje.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali