Foto: Hashim Thaçi me nënën
Nëna e Hashim Thaçit, Hyra nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi nga Gjykata në Hagë.
Nëse do të lirohet katërshja e UÇK-së do t'i tregojnë e nëse jo, nuk do ia bëjnë të ditur për shkak të gjendjes shëndetësore. Kështu bën të ditur një i afërm i Thaçit, shkruan KosovaPress.
"Nuk e di. Nuk i kanë treguar. E nëse na gëzon Zoti, atëherë do ta lajmërojmë. E nëse dënohet nuk mundemi t’i tregojmë gjë", tha kushëriri.
Ai tha se gjatë këtyre viteve kanë ndjerë mungesë të madhe të tij dhe se presin të lirohen e të vijnë në shtëpi.
"Po presim që sa më parë të lirohet, na ka munguar shumë Hashimi, si prind, si për shoqëri, si për krejt Kosovën", tha ai.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Haga dënon me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte! Nga 25 vite për Thaçin e Krasniqin, rrëzohen akuzat për krime kundër njerëzimit
LAJMET MË TË VLERËSUARA
