Kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Brukselit.
Vizita e tij në Bruksel, vjen një ditë para mbledhjes së kryetarëve të shteteve të BE-së, ku do të vendosin nëse do të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Para nisjes për në Bruksel, Shqiptarja.com mëson se Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim me ambasadorin gjerman.

Një ditë më parë, Ministrat e Jashtëm të BE-së, të mbledhur në Luksemburg u dorëzuan për të gjetur një marrëveshje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke ja kaluar këtë vendim Këshillit Evropian.
Gjatë mbledhjes së Ministrave të Jashtëm në Bruksel, tre vende ishin që hapja e negociatave të vinte në një moment të dytë, pasi Shqipëria dhe Maqedoni nuk ishin gati.
Me e ashpër ishte Franca, duke kërkuar më parë që Bashkimi Europian të reformohej brenda vetës, e më pas të niste procesin e zgjerimit me vende të tjera.
Ndërsa, në një komunikim në Facebook ditën e djeshme, Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat që BE-ja i kishte lënë, duke shtuar se më shumë hezitimi për një “PO” lidhet me problemet e brendshme që ka unioni.
/Shqiptarja.comKomente


Ky eshte burre shteti. Shkon dhe i kap nga xhaketa, ua ben nenen... Hallall. Rusia dhe Turqia aty eshte, ky vend do te jetojë ne nje mënyrë ose një tjetër. Mos ta na çajnë shume b.... se sirianet dhe kurdet ua cojme koliposte te dera.
Përgjigju