Vendimi për Tahirin,deputeti i PD:
Turp t'iu vijë që votuat krimin

Vendimi për Tahirin,deputeti i PD:<br />Turp t'iu vijë që votuat krimin<br>
Deputeti i PD, Klevis Balliu, e ka cilësuar të turpshëm vendimin e sotëm të Kuvendit për të mos arrestuar deputetin Saimir Tahiri. Balliu shkruan në ‘facebook’ se ky ishte vendimi më i turpshëm në histori dhe kurrë nuk është parë e dëgjuar që Parlamenti të bëjë rolin e gjykatës.

Më tej, deputeti i bën thirrje çdo shqiptari të ndershëm të bashkohet me PD për të marrë qeverinë nga duart e krimit dhe për t’ia kthyer atë interesave të qytetarëve.

“Te nderuar bashkombas. Vendim i sotem ishte nje vendim i turpshem. Me i turpshmi ne histori. Kurre nuk eshte pare dhe as degjuar qe parlamenti te bej rolin e gjykates. Me kete vendim qeveria tregoje qe ajo qeveris per llogari te habilajve dhe te nje grupi trafikantesh. Kjo qeveri eshte zyrtarisht tashme qeveri e krimit.

Si deputet i Partis Demokratike i bej thirrje cdo Shqipetari te ndershem te bashkohet me Partin Demokratike per te mare qeverine nga duart e krimit dhe tja kthejme ate interesave te Shqipetarve. Interesa si integrimi ne bashkimin Europian qe sot eshte me large se kurre me pare per shkak te qeverise te shitur tek krimi i organizuar. Turp duhet ti vij cdo deputeti qe sot i dha voten krimit”, shkrua Balliu.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit