TIRANË – Qeveria miratoi sot vendimin “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të garës, të dokumenteve standarde dhe strukturës së Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare.”
Sipas vendimit të zbardhur në faqen online të qeverisë, është zhvilluar një konsulence e gjerë, mbi standarde evropiane, me ekspertë të Shoqatës Europiane të Lotarisë Kombëtare dhe të Shoqatës Botërore të Lotarisë. Ai përcakton kriteret dhe standardet më të larta në vlerësimin e aplikimeve për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, në përputhje me standardet për ushtrimin e lojërave të fatit, të përcaktuara nga Shoqata Botërore e Lotarisë dhe Shoqata Europiane e Lotarisë.
Gjatë diskutimit të këtij vendimi, kryeministri Berisha sugjeroi që një përqindje e të ardhurave nga ky aktivitet të përdoren për të siguruar fonde për të mbështetur sportet, talentet e reja dhe të sëmurët me neoplazi.
VENDIMI I PLOTË I QEVERISË
PËR
MIRATIMIN E KRITEREVE TË VLERËSIMIT TË GARËS, TË DOKUMENTEVE STANDARDE DHE STRUKTURËS SË KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE, PËR DHËNIEN E LICENCËS PËR LOTARINË KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 27, të ligjit nr.10 033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kritereve të vlerësimit të garës, të dokumenteve standarde dhe strukturës së Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com