Në bazë të vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, krahas sipërfaqeve të tokave shtetërore, TAP do të ketë lejen që të hyjë edhe në sistemin e rrugëve përmes të cilëve ai është parashikuar që të kalojë.
Po ashtu Këshilli i Ministrave ka përcaktuar ditën e sotme edhe kriteret për kualifikimin e ndërtimeve dhe shtesave pa leje që këto ndërtime t’i nënshtrohen procesit të legalizimeve.
Një tjetër vendim i qeverisë ka qenë edhe miratimi i parcelave ndërtimore për objektet informale. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe strategjinë ndërsektoriale “Axhenda Dixhitale 2015-2020”
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)