Vendimi/ Shtyhet qëndrimi në Shqipëri i afganëve e ukrainasve

Vendimi/ Shtyhet qëndrimi në Shqipëri i afganëve e ukrainasve

Qeveria shtyn qëndrimin në Shqipëri të afganëve dhe ukrainasve të strehuar në vendin tonë pas luftës së nisur në vendet e tyre. Ukrainasve u shtyhet afati i qëndrimit deri më 17 mars të vitit 2024.

Me propozim të ministrit të Brendshëm Taulant Balla, dhe të ministrit të Jashtëm Igli Hasani, u shty edhe afati i qëndrimit në Shqipëri të afganëve, deri më 24 shkurt 2024.

Afganët u strehuan përkohësisht në Shqipëri, në pritje të dritës së gjelbër për t’u zhvendosur në SHBA.

Vendimi

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.173, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE UKRAINAS, PERSONAVE PA SHTETËSI                DHE PERSONAVE QË KANË FITUAR MBROJTJE NDËRKOMBËTARE NË UKRAINË, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM  OSE TË PËRHERSHËM NË UKRAINË, SI DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 3/1, të vendimit nr.173, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 3/2, me këtë përmbajtje:
“3/2. Me përfundimin e afatit, të përcaktuar në pikën 3/1, të këtij vendimi, personave që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 17.3.2024.”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë