Me një vendim të datës 11 Prill 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, caktoi Drejtorinë e Administratës dhe Financës pranë administratës së Këshillit të Drejtësisë si strukturë përgjegjëse për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjyqtarëve në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. “Anëtaret e Këshillit, z. Vagjel Kosta, z. Ridvan Hado dhe z. Neritan Cena, ngarkohen për të mbikëqyrur dhe monitoruar të gjithë procesin e parashikuar në piken 1 të këtij vendimi, me qëllim evidentimin e përmbushjes në mënyrë të plotë të detyrimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, thuhet në vendimin e KLD.