Vendimi: Titujt shkencorë, ja
sa përfitojnë zyrtarët

Vendimi: Titujt shkencorë, ja<br />sa përfitojnë zyrtarët
TIRANË - Nga dita e djeshme, zyrtarët në pozicionet sekretar i përgjithshëm, anëtar i organeve kolegjiale drejtuese me kohë të plotë të institucioneve të pavarura,drejtor departamenti, drejtor i përgjithshëm, drejtor drejtorie dhe pozicione pune të cilësuara në kategorinë II-b ose më të lart, si dhe titullar e zëvendëstitullar i institucioneve qendrore, në varësi të kryeministrit apo ministrave të linjës, prefekt, nënprefekt e funksionarët politikë zëvendësministër , e anëtarë të kabineteve politike mund të përfitojnë shtesë për kualifikimin, gradën apo titullin shkencor.
Zëvendësministrat, drejtorat e kabineteve të presidentit, kryeministrit, ndihmësat, këshilltarët e tyre, etj, në rast se mbajnë titullin profesor apo
profesor i asociuar, do të marrin rritje page përkatësisht 30.00 dhe 25.000 lekë të reja, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, që publikohet në
Fletoren Zyrtare. Kur fjala është për studime post-master, kjo shtesë page për kategori të caktuara arrin në 20.000 deri në 25.000 lekë në muaj. Kjo shtesë do të jepet kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor përputhen me përshkrimin e punës së nëpunësit, por për çdo rast duhet të miratohet nga Departamenti i Administratës Publike për Kryeministrinë, aparatet e ministrive të linjës,institucionet qendrore në varësi të kryeministrit, institucionetqendrore në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit, si dhe nga njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore për institucionet e pavarura. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull shkencor mëtë lartë se ai i përcaktuar përpozicionin e tij, ai përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për pozicionin. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull shkencor më të ulët, përfiton shtesën në përputhje me titullin që ka. Në çdo rast, pavarësisht nga kualifikimet, gradat apo titujt e ndryshëm shkencorëqë mund të ketë dikush, ai përfiton shtesën vetëm për gradën apo titullin shkencor më të lartë që ka.
Sipas Vendimit, ministria e Arsimit dhe Shkencës, Departamenti I Administratës Publikedhe ministria e Financave duhet të nxjerrin një udhëzim përkatës në zbatim të kësaj rritjeje të pagës për zyrtarët e lartë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024