FIER- Pas nuk arritën dot dakordësinë për daljen me një kandidat, dy kampet brenda Partisë Demokratike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore 2023. Në një kohë kur Sali Berisha po bëhet gati për të zhvilluar primaret, as grupi i Enkelejd Alibeajt nuk po rri ‘duarkryq’.
Alibeaj mblodhi sot në Fier Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, ku njoftoi se do të nisin me riorganizimin e degëve të PD-së në të gjithë vendin me qëllim identifikimin e kandidaturave për kryebashkiakë dhe këshilla bashkiakë. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj njoftoi se kanë një listë më kandidatura të cilat janë depozituar prej kohësh, ndërsa theksoi se do t’i bëjnë shumë shpejt publike.
"Qëllimi i dytë ishte fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të PD në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes, të strukturave, seksionet, grup seksionet, kryesia dhe mbi të gjitha fakti tjetër, i identifikimit të kandidaturave qoftë për kryetar bashkie apo edhe këshilla bashkiakë. Do shpërndahet udhëzimet për arritjen e këtyre qëllimeve. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash që janë produktet e një procesi 1 anëtar 1 votë siç e ka statuti. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit", tha Alibeaj.
Përgjegjësinë për ndarjen e partisë, Alibeaj ia faturon grupit të Berishës. Ai tha se nuk është faji i tyre që nuk u arrit dot bashkimi, pasi kanë bërë maksimumin që ndarja të mos ndodhte. Ai tha se kishin si qëllim të dilnin me një kandidat në këto zgjedhje.
“PD e ka për detyrim që të dalë me kandidatët e saj në çdo bashki, në çdo këshill. Nuk jemi në shkaktarët se ajo çfarë ndodhi në mars. Gjatë gjithë këtij viti nga na jonë asnjëherë nuk janë lëshuar as sinjale, s’kemi qenë shkaktarët e ndarjes. Kemi bërë maksimumin që ndarja të mos ndodhte”, tha Alibeaj.
Negociatat mes grupit të Berishës dhe grupit të Alibeajt në PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, dështuan, ndërsa dy grupimet janë më të përçara se kurrë. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, pra Sali Berisha si kryetar i PD. Por Berisha në reagimin e tij paralajmëroi se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim. Ndërsa negociatori i rithemelimit Edi Paloka tha se grupi i Alibeaj ishte i pasinqertë, pasi gjatë bisedimeve vazhdoi të bashkojë votat me Ramën.
Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve në Fier. Alibeaj tha se kanë nisur punën për zgjedhjet vendore 2023 dhe se shumë shpejt do të publikojnë kandidaturat që do të garojnë në këto zgjedhje, si për kryebashkiakë edhe ato për këshillat Bashkiakë.
“Me mbledhjen parë të kolegjit të kryetarëve të PD-së. që përbëhet nga gjithë kryetarët e degëve të PD, sëbashku me kryesinë. Qëllimi i parë ishte informimi për të gjitha zhvillimet rreth asaj që nga ana jonë u deklamua prej kohësh, synimi i sinqertë i daljes me 1 kandidat fitues në zgjedhje. Informimi i formulës që ne ofruam në takimet që bardhi pati me Palokën, edhe me pozicionim e fundit të kryesisë pasi morëm atë lloj qëndrimi dhe vendimi nga Paloka. Ishte e udhës që jo vetëm të informimin. Qëllimi i dytë ishte fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të PD në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes, të strukturave, seksionet, grup seksionet, kryesia dhe mbi të gjitha fakti tjetër, i identifikimit të kandidaturave qoftë për kryetar bashkie apo edhe këshilla bashkiakë. Do shpërndahet udhëzimet për arritjen e këtyre qëllimeve. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash që janë produktet e një procesi 1 anëtar 1 votë siç e ka statute. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.
Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë. Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët.
Regjimi rrëzohet vetë duke bërë bashkë qytetarët, duke thënë shpresë, duke dhënë model që ky vend duhet bërë nga njerëz pa një ët shkuar të dyshimtë, pa hije korrupsioni, pa lidhje me krimin, oligarkinë, ky është detyrimi më minimal që në ja kemi qytetarëve shqiptarë”, tha Alibeaj.
E para qe ty ste la Rama te bashkohesh (megjithese Rama ben sikur lufton Berishen per rublat por ne fakt eshte basha qe i mori ato leke dhe e dyta ti s'ke 61 anetare te grupit tend e do nxjerresh 61 kandidate,vetem po te dha Rama borxh
PërgjigjuJo Gjykata,por edhe votuesi duhet ta shmangin shemtin e PD Salih Berisha, te gjene kandidat te rinj dhe te perkrahet per forcimin e PD.Ndryshe, nga kjo perlarje del vetem, sic thot populli:"Hani djeme,beni gajret,aty mos qellofsha vet"
PërgjigjuKu don me I gjete kandidatet o AliBashe, ti me zor gjete 6 veta ne mars per 6 bashki
Përgjigju