Vendoret, Berisha: Kosova kandidat
fitues, Veliaj i gatuar me mashtrime

Vendoret, Berisha: Kosova kandidat<br />fitues, Veliaj i gatuar me mashtrime
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë kandidaturat e zgjedhura nga kryetari i PD-së Lulzim Basha për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Berisha tha se ai nuk ka ndikuar në asnjë kandidim dhe sipas tij përzgjedhjet i ka bërë Lulzim Basha.   
 
Unë nuk kam ndikuar në asnjë kandidim, apo mos kandidim. Kryetari i PD ka përdorur një metodë, që unë nuk e kam përdorur ndonjëherë. Ai është bazuar në polle (exit poll). Pollet këto 15 vitet e fundit janë futur si shtyllë e demokracisë në qeverisje. Kështu që është një fromë demokratike, pak me zengjine se ajo që bënim ne, se pollet kërkojnë shpenzime. Në dijeninë time ai ka respektuar pollet. Për Durrësin ka bërë pollin me eksponenetë të PD-së. Unë nuk kam kërkuar mos kandidmin e Dukës, për asnjë në fakt. Ky është moment kyç, ai ka detyrimin të zgjedh ekipin e tij. Zoti Basha do zgjedh ekipin e tij, unë jam shumë i përkcaktuar”, deklaroi Berisha.
 
Aleatët, Berisha: Të trajtohen me shumë kujdes
Aleatat duhet të trajtohen me shumë kujdes. Mendoj që eksperienca e krijuar në këto zgjedhje, zotit Basha do t’i shërbejë shumë për një platformë më soft në trajtimin në negociata me aleatët që e kanë një dhunti: sa më vegjël të jenë aq më të ashpër jaën. Duhet edhe më shumë kujdes. PD i takon që aleatët t’i ketë e t’i respektojë dhe të punojë.  
 
Berisha ironi me Bamir Topin: Tha hyjmë në koalicion po jemi në opozitë
Me e bukur ishte deklarata e Topit, tha ‘hyjmë në koalicion por ne jemi në opozitë’. Asnjë i ndjerë në vitet ‘90 nuk do e bënte këtë deklaratë. Kurrë nuk e kisha dëgjyar, ja ky është koalicioni, është një aleancë interesash për të zhvatur nëpërmjet pushtetit këtë vend. Ku janë vlerat? Thashë tipitike ishte deklarata e Topit

"Cdo njeri ka të drejtë të kandidojë, por çdo njeri duhet të pyesë vetes se si po përdoret? Pastaj kandidimi thashë që edhet e drejtë e tyre",
deklaroi Berisha kur u pyet për kandidatët e pavarur. 

Berisha: Halim Kosova kandidat i fitores
Vlerësoj kandidatin e PD-së në Tiranë, kandidat i shkëlqyer për ata që kërkojnë vlerat. E vlerësoj si kandidat i fitores, Halim Kosova është një mjek i shquar me reputacion të gjithanshëm e të pakontestueshëm. Nga mjek që unë njoh është menaxheri më i mirë, ai ka dëshmuar në këto vite aftësitë menaxheriale më të shkëlqyera. Është një humanist i madh, një njeri që ka dhunti shërbimin, ai ka brenda vizionin më të qartë se si t’u sillet qyetetarëve me shërbimet më të mira. Nga të gjithë kandidatët e rreshtuar në krahun opozitar nuk di ndonjë tjetër që të jetë më konsensual. Është e natyrshme që dhe fushata e tij bazohet mbi vlerat që ai ofron, bazohet mbi paketën e shërbimit ndaj qytetarëve. Zgjedhja është politike, që të gjesh një njeri në moshën e Kosovës që nuk është politik kjo është e pamendueshme. Unë personalisht e gjykojë kandidat të fitores. E para për vetitë e tij, vlerat e tij. Së dyti mekatet e mëdha të qeverisë dhe ato janë, lista e pafundme e dështimeve. 

Berisha: Kam punuar me të kundër Nanos
Rivali i tij nga Griselda me radhë me radhë. Rivali i tij, nëse bëhet fjalë për mashtrime është i gatuar me të gjitha. Ka bërë inagurimet për herë të dytë të zyrave të punësimit. Ka të bëjë më një rival, më një dështim. Ka qënë korografist në MJAFT, që thonë se ia bënte Edi Rama skenarin, e kam pëlqyer se kam punuar me të kundër Nanos. Si minister është i pashpirt. Këta nuk ka kanë dhënë asnjë qindarkë për familjet në nevojë për energjinë. Hyri e mbeti si ministëri i mirëqënies personale. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime