Vendoret, dy kandidatët e Beratit
bashkohen e shpalosin programet

BERAT - Kandidatët për Bashkinë e Beratit, kanë realizuar një bashkëbisedim të përbashkët me qytetarët. Një takim i tillë i pazakontë për publikun shqiptar është ndjekur nga qytetarët e Beratit, ku Petrit Sinaj i mazhorancës dhe Kasem Mahmutaj i Partisë Republikane, që përfaqëson opozitën në zgjedhje kanë shpalosur programin e tyre për administrimin e bashkisë. 

Takimi u organizuar nga USAID mbi Programin për Qeverisjen Lokale. Kandidatët ju përgjigjën pyetjeve për problemet e infrastukturës, ndërtimet pa leje në zonat muzeale dhe zhvillimit të zonës. 

Projekti i USAID, Programi për Qeverisjen Lokale, i cili do të vazhdojë deri në vitin 2017 do të asistojë qeveritë loakle, pas zgjedhjeve ku stafet do të trajnohen deri në muajin shtator kohë kur do të konstituohen.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti