Vendoret, Idrizi merr mandatin për  
negociatat: PDIU as zar, as shtojcë

Vendoret, Idrizi merr mandatin për  <br />negociatat: PDIU as zar, as shtojcë
TIRANE - Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi ka marrë mandatin nga Këshilli Kombëtar i kësaj force politike për të formuar koalicion për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Idrizi tha se PDIU nuk do të jetë seksion dhe as nënseksion i asnjë partie politike. Sipas tij PDIU ka vetëm një aleancë dhe një koalicion, nxitja e shpresës së shqiptarëve.
 
Mos na pyesni se me kë jemi në koalicion. Ne e kemi koalicionin tonë me sovranitetin dhe dinjitetin tonë si parti, e kemi koalicionin tonë me kauzën e të gjithë shqiptarëve, me aspiratën e të gjithë shqiptarëve. Ne si PDIU e kemi koalicionin me aspiratën kombëtare të shqiptare. Ne jemi në aleancë me aleatët tanë, po jo zar apo shtojcë apo seksion i ndonjë partie. Ne kemi refuzuar të jemi vegjetarianë në aleancat paszgjedhore. Për mua me radhë na kanë përfolur si të dëshiruar me koalicionin qeveritar, por ne nuk jemi pjesë e shpresëvrasjes. Në fakt, ne si parti kemi vetëm një aleancë, vetëm një koalicion dhe nxitja e shpresës për shqiptarët. Askush të mos na llogarisë me gjuhën e politikës së konfliktit apo sundimomanisë. Mjaft me politikën absurde të skemave. Mjaft me politikën që e çon shqiptarin në zgrip të revoltës. Të ndryshojmë kurse qeverisjeje apo opozitarizmi. Jemi mbledhur sot në një moment të rëndësishëm të jetës sonë politike, të garës për bashkitë e vendit. Mund ta them me forcë dhe krenari se PDIU­ja se është subjekti me rritjen më të madhe elektorale. Ne jemi më shumë se 4­-fishuar kur partitë e tjera e humbën peshën në koalicionin e kaluar dhe sot ne jemi në Kuvend me 5 deputetë. Ne jemi për të dëshmuar pa asnjë mëdyshje se jemi forca dhe pulsi i politikës shqiptare”, deklaroi Idrizi.  

Kreu i PDIU shpjegoi se çfarë ka bërë kjo forcë politike në 1 vit e gjysmë: "Dikush mund të pyesë se çfarë kemi bërë në 1 vit e gjysëm, mund të them se kemi ruajtur besimin e tyre, kurse partitë e tjera kanë konsumuar konfliktin dhe pamaturinë, pasi nuk bëjnë dot pa pushtet. Kur të pashpresës vjellin veç vrer, qytetarët shohin veç terr ndaj në kësi kohërash nevojiten nxitësit e shpresës. Ne jemi dhe do të mbetemi parti e nxitësve të shpresës. Jo më larg se dje, politika shqiptare desh e zhyti sërish vendin në konflikt, falë Zotit, nuk pati dhunë. E djeshmja ishte një fitore e paqes, por e nesërmja e pasigurt. A mund të qëndrojmë ne pasivë? Ne s’kemi qënë asnjëhërë pasivë. Ne po shohim sesi duhet t’i bashkojmë shqiptarët. Ne gjatë kësaj kohe kemo votuar ligje që i kemi quajtur të drejta, seç kemi kontestuar të tjerë. Ne kontribuam në reformën e re territoriale". 

SHPETIM IDRIZI

PDIU, parti në opozitë, prej kohësh ka dhënë sinjale afrimi me të majtën dhe zërat për rreshtim me frontin e majtë në zgjedhjet më të afërta janë shtuar së tepërmi edhe për shkak të një ftohjeje me opozitën. PDIU kërkon 5 bashki në Shqipërinë e Jugut dhe të Mesme. Partia e Shpëtim Idrizit i ka identifikuar edhe njësitë në pesë qarqet e vendit që janë: Konispoli në Qarkun e Vlorës, Patosi në Fier, Rrogozhina në Tiranë, Shijaku në Qarkun e Durrësit dhe Peqini në Elbasan. 


pdiu

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë