‘Vendoret’/ Kandidatët e forcave politike në terren! Kodheli: Kthejmë llogaridhënien në bashki! Sako: Ja projektet për zhvillimin e Durrësit

Kandidatët e forcave politike për betejën politike të 14 majit kanë dalë si çdo ditë të fushatës në terren.

Pothuajse të gjithë kandidatët japin premtimet e tyre, vizionin e programet për 14 majin. Disa zgjedhin të jenë më pranë qytetarëve duke lëvizur derë më derë ndërsa disa të tjerë në mbledhjet e zakonshme.

Në një takim me banorët e rajonit 1, kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako shpalosi shkurtimisht programin elektoral, i cili do të zbatohet në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Sako tha se projekti për zbulimin e plotë të amfiteatrit, projekti për stadiumin e ri, marina e portit, porti tregtar në Porto Romano, stadiumi i ri dhe marrëveshja me skuadrën e Manchester City për hapjen e akademisë sportive në Durrës, janë baza e zhvillimit të mëtejshëm të qytetit Durrësit.

Në krah të Ilir Metës gjatë takimit në Fier, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Edvar Kodheli tha se nën drejtimin e tij bashkia do t’i kthehet qytetareve.

Kandidati i PS, Jorgo Goro për bashkinë e Himarës ka zhvilluar një takim me qytetarët në Borsh. Goro kërkoi votëbesimin e qytetarëve duke thënë se do të punojë që kjo zonë do të vijojë të jetë kryeqendra e zhvillimit të turizmit dhe jo vetëm.

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, zhvilloi një takim derë më derë me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamlliku.

Bardh Spahia, gjatë takimit me përfaqësues të sportit, shpalosi programin 4-vjeçar që premtoi transformim në këtë fushë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
'Vendoret'/Mesazhi i kandidatit të PS-së Oltion Çaçit: Vizioni im për Sarandën shkon nga e ardhmja

1683127708_oltionai.JPG

Kandidati i Partisë Socialiste në Sarandë, Oltion Çaçi, ka publikuar në profilin e tij në facebook, spotin elektoral te kësaj fushate.

Çaçi ka treguar disa nga prioritetet e tij kryesore që do të zbatojë si kryetar bashkie i Sarandës pas 14 majit.

“Të dashur sarandiotë, miq, do të doja t’iu thoja disa fjalë të thjeshta por me shumë rëndësi, një bisedë miqësorë sikur të ishim duke pirë kafen e mëngjesit tek Limani.

Unë besoj se potenciali kryesorë i këtij qyteti gjendet ende përpara nesh për një vizion të qartë që do të mbetet për brezat dhe gjeneratat që do e pasojnë.

Vizioni im për “Sarandën 2030” është ta bëjmë Sarandën kampione në Ligën e Turizmit Mesdhetar. Për ta arritur këtë duhet që fillimisht të menaxhojmë mirë qytetin.

Do të zgjerojmë Sarandën në disa pika të qytetit duke zhvilluar kështu edhe ato zona që nuk janë të lidhura drejtëpërdrejtë me turizmin.

Do fokusojmë energjitë tona të mirë administrojmë qytetin dhe zhvillimin urban duke i dhënë zgjidhje njëherë e mirë problemit 20- vjeçar të parkimit, transportit publik, rehabilitimit të rrugëve dhe një fokus të shtuar pastrimit.

Së dyti do të sjellim një koncept komplet të ri për turizmin.

Plazhet tona fantastike meritojnë çdo ditë e më shumë një turist më cilësorë, i cili qëndron më gjatë në qytet.

Për këtë arsye në do të krijojmë një brand unik për Sarandën e cila do të sjellë turistë cilësorë nga e gjithë bota. Duke u gërshtuar me vëmendjen e madhe të qeverisë në turizëm do të bashkëpunojmë me brande ndërkombëtare për të rritur vendet e punës dhe cilësinë e shërbimit.

Dhe së fundmi për ju qytetarë të Sarandës, ju dhe të gjithë ne meritojmë kopshte më të mira, shkolla më cilësore dhe kënde sportive. Meritojmë më shumë parqe dhe hapsira të gjelbërta.

Për këtë arsye një vëmendje të madhe do të jetë një mirëqënie për qytetarët e Sarandës nëpërmjet kujdesit dhe vëmëndjes tek të rinjtë.

Miq, janë këto vetëm disa copëza të vizionit tim për qytetin tonë. Këtë qytet kaq unikë i cili më ka frymëzuar gjithëmonë dhe mendojë se kam aftësinë dhe energjinë për ta bërë këtë vizion të vërtet.

Unë jam Oltion Çaçi dhe do të isha i previligjuar t’iu shërbejë në drejtimin e bashkisë Sarandë.

VOTO Nr.3 - Oltion Çaçi.”- thuhet në statusin e tij në Facebook.

Ora 20:24
Gjiknuri dhe Llatja takime në Rajonin Nr.4: Më 14 maj do të jetë një fitore e pastër dhe qytetaria e Elbasanit do të triumfojë

 

“Më 14 maj do të jetë një fitore e pastër dhe qytetaria e Elbasanit do të triumfojë”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në një takim me banorët e rajonit Nr. 4 në këtë qytet.

I shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Llatja dhe deputeti Klevis Xhoxhi, numri dy i socialistëve u shpreh se vota për PS është garanci për të vijuar me zhvillimin e bashkisë dhe rritjen e pagave. “Më 14 Maj, kush do zhvillimin e Elbasanit Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do të hapë dritën jeshile për rritjen e pensioneve Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do rritjen e rrogave Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do një Elbasan më të pastër më të zhvilluar Gledian Llatja – Partia Socialiste! Ai nuk është vetëm, ju nuk do të jeni vetëm, do të na keni të gjithë bashkë”, tha ai.

Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, siguroi për vijimin e politikave sociale.

“Më 14 Maj ne kemi mundësi të vlerësojmë dhe politikat e qeverisë shqiptare. Ju e keni parë që qeveria shqiptare përveç programit të zhvillimit për Elbasanin, ku janë bërë shumë gjëra, ne kemi mundësi të vlerësojmë dhe politikat që janë në dobi të njerëzve. Ne po rrisim pagat e administratës shtetërore, pagën minimale dhe kjo do të çojë në rritjen e pagës mesatare në të gjithë Shqipërinë. Kjo do të bëjë që vitin tjetër të shkojmë tek ai synim që i kemi vënë vetes, ta çojmë pagën mesatare 900 Euro për administratën shtetërore për të gjithë punonjësit. Rritja e pagës do të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë dhe të rejat tanë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Rritja e pagës mesatare do të sjellë dhe rritjen e kontributit për sigurimet shoqërore dhe fondin e pensioneve. Ka ardhur momenti që ne t’i themi “Po” me votën tonë politikave progresiste, që ndihmojnë edhe pensionistët”, shtoi numri dy i socialistëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u shpreh se Gledian Llatja ka gjithë mbështetjen e qeverisë për të çuar projektet poërpara. Teksa komentoi dhe alternativën përballë, Gjiknuri shtoi se kandidati përballë kërkon që votat e demokratëve t’i çojë tek Ilir Meta.

“Gledi nuk kandidon i vetëm, Gledi ka mbrapa Partinë Socialiste dhe qeverinë shqiptare. Gledi nuk është si ai kandidati tjetër që ka frikë të deklarojë se cilës partie i përket, e fsheh identitetin e tij politik. Po ta shikoni në të gjitha ligjërimet e tij publike ai thotë jam kandidat i qytetarëve. Po më fal, nëse do të ishe kandidat i qytetarëve do dilje të kandidoje i pavaruar apo jo, me mbështetjen e qytetarëve?!  Ti je kandidat i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Nuk e fsheh dot këtë. Në fletën e votimit është Ilir Meta “Bashkimi për Fitore”, në Elbasan Luçiano Boçi. Kjo është fleta e votimit të dashur qytetarë. Prandaj ai dhe ata nuk kanë guxim ta thonë, se u vjen turp nga baballarët politikë, të cilët e kanë deleguar këtu”, tha ai.

Drejtuesi politik I qarkut u shpreh se 14 maji do të çimentojë dhe binomimn qeveri-bashki për të punuar sëbashku në zhvillimin e Elbasanit. “Dyshja e Tiranës është një dyshe vulëhumbur dhe pa asnjë perspektivë politike. Sali Berishën e njohim të gjithë, i dimë bëmat e tij. Do të rikthehet tani në atë moshë që është, do që të drejtojë prapë Shqipërinë dhe këtu ka sjellë dhe atë zëdhënësin e tij, se zëdhënësi i Saliut është ai. Shikoni DASH, SHBA, aleatin tonë kryesor se nuk mund të bëjë Shqipëria pa aleat të rëndësishëm dhe vendi tani është i integruar, vendi ka një perspektivë europiane, kur ata të thonë: nuk keni punë me ta, o shqiptarë. E thonë troç, e thonë në mënyrë të drejtpërdrejt: Kush voton për të shkuarën, ka zgjedhur të shkuarën, mos votoni për Sali Berishën dhe Ilir Metën! Atëherë pse do votojmë ne për Saliun e Elbasanit?”, tha Gjiknuri

Numri dy i socialistëve shtoi më tej se opozita po përgatit alibinë për humbjen e radhës.

“I shikoni sondazhet? E nxjerrin fitues Gledin dhe Partinë Socialiste, ekipin e kemi më të kompletuar. Tani kanë filluar thonë: Po na vjedhin. Kjo është alibia e humbjes.Deri dje thonit bandat, ku janë bandat? Pra një njeri që nuk do të përballet me të vërtetën tregon karakterin e vërtetë të fushatës së tij, prandaj do përgatitemi tani për fazën e fundit që zgjedhjet na u vodhën. Kjo është e vërteta. Bashkë me Flamur Nokën del thotë: po na blejnë votat. Ju jeni të gjithë qytetarë këtu, ne komunikojmë me njerëzit, ne angazhimet i marrim publike. Ne nuk jemi nga ata që hyjnë natën aty dhe të sajojmë historira të tilla. Prandaj them se më 14 Maj ju do ti jepni notën e duhur”, deklaroi Gjiknuri.

Kryetari I Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja u shpreh se qytetarët e kanë të qartë dallimin mes njerëzve të punës dhe palës tjetër që ka për objektiv vetëm të shkatërrojnë.

“Projekti ynë për këtë 4 vjeçar është I qartë, zhvillimi infrastrukturor , problemet që kemi pasur dhe kemi në shumë zona të Elbasanit me kanalizimet e ujërave të zeza, të quhen të mbyllura në fund të mandatit. Të rinjtë ta kenë të ardhmen e tyre të sigurtë, me një lagje kala të zhvilluar, me një perspektivë ekonomike të qartë, me një turizëm të zhvilluar si dhe shëtitore dhe hapësira të gjelbërta për moshën e tretë. Po i japim Elbasanit atë që meriton, një zhvillim ekonimik të qëndrueshëm. Ne jemi njerëzit e punës, jo të llafeve. Nëse doni njerëzit që duan të bëjnë llafe, të shkatërrojnë inceneratorin, ti djegin plehrat buzë Shkumbinit ja ku I keni ata të tjerët. Ne na keni për punë, ata i keni për të prishur dhe për të bërë llafe. Në 14 maj ne do u tregojmë të gjithëve se Elbasani do të vazhdojë përpara dhë është në rrugën e zhvillimit që ka marrë rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, tha Llatja.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ka filluar puna për projekte të mëdha infarstrukturore që do t’i japimn një tjetër ritëm zhvillimit të zonës.

“Ne po punojmë, jo vetëm në qytet, në fshat, por edhe në periferi. Nuk po shohim vetëm zgjidhjen e problemeve tona infrastrukturore, por kemi krijuar bashkë para 4 vitesh vizionin për Elbasanin 2030. Po zhvillojmë projekte të mëdha bashkë me qeverinë shqiptare po ecim përpara për të bërë punë të mira. Kemi filluar projekte të mëdhaja: Korridori 8, Bypassi I Elbasanit është një projektet tona më të mëdhaja, I cili jo vetëm do të na zhvillojë qytetin në fushën e Elbasanit, por do të na japi edhe një perspektivë ekonomike të qëndrueshme. Shëtitorja buzë lumit Shkumbin, është ajo që të gjithë ne kemi nevojë, të kemi një shëtitore në ajër të pastër”, deklaroi Llatja.

Deputeti Klevis Xhoxhi nënvizoi se Gledian Llatjaa e ka treguar me vepra se Meriton që të vijojë punën në krye të Bashkisë së Elbasanit për të çuar përpara punët e mira.

Ora 16:51
‘Vendoret’/ Boçi: Nuk ja kam fajin unë Llatjes për gjendjen e dëshpëruar të Elbasanit, përgjigjen e merr më 14 maj

1682168522_deaq.JPG

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçi ka ironizuar kryebashkiakun Gledian Llatja. Ai shkruan se përgjigjen për të do e kthejnë qytetarët më 14 maj.

“Të mos kesh program, të mos kesh ide, të mos kesh as aftësi për t’a fshehur këtë fakt – është një gjë që ka ndodhur shpesh në politikën shqiptare. Por të sulmosh kundërshtarin pse ti nuk ke ide, as program – është papërgjegjshmëri e plotë.

Nuk ja kam fajin unë G. Llatjes pse Elbasani është në këtë gjendje të dëshpëruar, ku ndodhet.

Nuk ja kam fajin unë pse dikush e ka rikandiduar duke e vënë në siklet të madh: tani G. Llatja duhet të përgjigjet për gjithçka që nuk ka bërë.

Unë nuk jam marrë me G. Llatjen. Hiq rastin kur nja dy herë e kam ftuar në debat të drejtpërdrejtë. Por ai nuk ka leje që të flasë as në aktivitetet e fushatës së tij. As atë letër kundër meje G. Llatja nuk e ka shkruar vetë.

Hartimi i dobët që ai nxori në fb është një gënjeshtër e gjatë e mbushur me shpifje të ulta. Disa prej këtyre shpifjeve – G. Llatja do të duhet t’i mbrojë në gjykatë, menjëherë pas zgjedhjeve.

Po ashtu, ai do të përgjigjet për të gjithë flamujt e kuq të tenderave që ka organizuar në këto vite. 

Për gjithçka tjetër, përgjigja e datës 14 maj do t’i mjaftojë G. Llatjes dhe atyre që e keqpërdorin atë. Atë ditë ata do të mësojnë se respekti nuk blihet.

Luçiano Boçi, qytetar krenar i Elbasanit - nuk e ka tradhëtuar kurrë dhe nuk ka ndërmend ta tradhëtojë të vërtetën!

E vërteta është fytyra ime, është dinjiteti im, është integriteti dhe guximi im!

Sa për G. Llatjen: Breshkat mund t’i lëshosh edhe në autostradë… Prapë breshka mbeten.”- shkroi Boçi.

Ora 13:57
Pashk Gjoni takim me banorët në Shënkoll të Lezhës: Më 14 maj i kthejmë bashkinë qytetarëve

 

Në takimin elektoral me banorët në Shënkoll të Lezhës, kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Pashk Gjoni u shpreh i bindur se pavarësisht shantazheve dhe kërcënimeve të palës kundërshtare, opozita do të triumfojë dhe Bashkia Lezhë do ju kthehet qytetareve pas 14-majit.

“Këtë bashki nuk e qeverisin dot, nuk e çojnë te njerëzit e thjeshtë, e çuan vetëm te një grusht njerëzish të cilët e kontrollojnë bashkinë. E provoi ta qeverisë bashkinë e Lezhës si i kapur dhe jo i lirë”. 

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, paralajmëroi kallëzim penal në spak ndaj kryetarit në detyre të Bashkisë Lezhë për shkelje të kodit zgjedhor.

Ora 13:44
Pjerin Ndreu: Demokratët lanë njollën më të zezë gjatë qeverisjes së tyre në Lezhë

 

Qeverisja Partisë Demokratike ka lënë njollën më të zezë të pushtetit lokal në historinë shqiptare. Kështu u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu gjatë një takimi me banoret e fshatrave Gjadër, Zojz dhe Gramsh në Zadrimë.

“Përmbytjet për dy orë, e kanë nxjerrë jashtë kontrolli situatën jo një herë, por dy herë. Ne kemi hapur mbi 70% të kanaleve kullese në zonën tuaj dhe në mandatin e dytë ne do të vijojmë punën intensive me sistemin e kullimit “, tha Nderu.

Ora 13:38
Bardh Spahia takim me sportistët në Shkodër: Ja programi ynë për sportin! Ndërtojmë një ministadium dhe sallë të re sportive

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me sportistët e qytetit.

Gjatë takimit që zhvilloi me to, Sphia shpalosi programin 4 vjeçar, ndërsa u ndal edhe në pikat që prekin sportin.

Spahia premton ndërtimin e një ministadiumi, një salle të re sportive, terreneve në çdo lagje dhe njësi administrative, mbulimin e tarifës së fushave sportive për ndeshjet zyrtare, rritje e trajtimit dhe shpërblimit për sportistët elitarë, bursa për sportistët. Spahia tha se shumë shpejt do ngrihet edhe muzeu i sportit në Shkodër.

Ora 13:31
Emirjana Sako takim me qytetarët: Rindërtimi ka qenë sfida më e madhe e Durrësit

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako ka vijuar takimet me qytetarët e Durrësit. Pas takimit në rajonin 1, Sako u ndal duke biseduar me qytetarë në rajonin 2, të cilëve u tha se Rindërtimi ka qenë sfida më e vështirë për qytetin e Durrësit.

“Rindërtimi ka qenë sfida më e madhe që ka kaluar bashkia e Durrësit në këto 3 vite së bashku me pandeminë, por të gjithë së bashku ne ia dolëm ti menaxhojmë ato”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako është shprehur para banorëve se në këtë zonë është kryer rehabilitimi i pallateve me sistem termoizolimi, së bashku edhe me investime të tjera në infrastrukturën rrugore dhe arsimore.

Duke folur për projektit e stadiumit të ri, kryebashkiakja Sako tha se ai nuk është një projekt që krijon thjesht një ndërtesë me karakter sportiv, por qendra e re e stadiumit do ti japi një dimension të ri qytetit duke e kthyer atë në një pol të rëndësishëm sportiv, ekonomik dhe social.

Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka thënë gjithashtu se Durrësi ka mbështetjen e madhe të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për shumë projekte të rëndësishme që kanë nisur të zbatohen si dhe të tjerë që janë në pritje. Investime të rëndësishme janë kryer edhe në godinat arsimore, ku për rajonin 2 kanë përfituar shkolla Hajdar Dushi, shkolla e re Shaqe Mazreku, shkolla Eftali Koçi, e cila po rindërtohet, si dhe rikonstruksioni i kopshteve 7 Marsi, 1 Qershori dhe Met Hasa.

Ora 13:17
Kandidatja për Këshillin e koalicionit Berisha-Meta denoncon: Një banesë e braktisur është kthyer në shqetësim për banorët në Elbasan, përdoret nga përdoruesit e drogës

Doris Madhi kandidate për këshillin bashkiak e koalicionit Berisha-Meta ka denoncuar ditën e sotme ekzistencën e një banese e cila është kthyer në shqetësim kryesor për banorët të cilët jetojnë në Lagjen Aqif Pasha në Elbasan. Kjo banesë është kthyer në qendër infeksioni për shkak të ndotjes dhe grumbullimit të mbeturinave, ndërsa po përdoret edhe nga përdoruesit e lëndëve narkotike. Doris Madhi i bën thirrje Bashkisë Elbsan që të marrë masa.

Ndodhemi sot në rrugën Kadri Gani, lagja Aqif Pasha. Shqetësimi i banorëve që na ka sjell këtu nuk lidhet vetëm me faktin që kjo rrugë tashmë prej vitesh është e amortizuar, mungesë trotuaresh, mungesa kanalizimesh dhe ndriçim. Shqetësimi më i madh lidhet me ekzistencën e kësaj shtëpie të braktisur prek kohësh, e cila është kthyer në një vatër infeksioni, në një qendër pritëse për narkomanët dhe në një vend shumë të rrezikshëm gjatë orëve të natës. Banorët përballen çdo ditë jo vetëm me këto që thash pak më parë, por edhe me turma qensh të cilët shpesh herë edhe i kanë sulmuar. Aroma, plehrat, nuk kanë përshkrim veçse me pamje. Banorët e kësaj lagjeje kanë bërë kërkesa të vazhdueshme pranë autoriteteve lokale, pranë bashkisë për pastrimin dhe rehabilitimin dhe siç shihet rezultati vazhdon të jetë i njëjti. I bëjmë thirrje bashkisë Elbasan, edhe pse në ikje, të ushtrojë detyrën e vet.

Ora 11:03
Jorgo Goro takim me banorë: Himara dhe Borshi do jenë kryeqendra e turizmit

Kandidati i PS, Jorgo Goro për bashkinë e Himarës ka zhvilluar një takim me qytetarët në Borsh. Goro kërkoi votëbesimin e qytetarëve duke thënë se do të punojë që kjo zonë do të vijojë të jetë kryeqendra e zhvillimit të turizmit dhe jo vetëm.

“Ne kemi punuar dhe do vijojmë te investojmë edhe ne katër vitet e ardhshme, me projekte të rëndësishme nga qeveria shqiptare dhe bashkia Himarë. Punë dhe investime janë realizuar gjatë këtyre viteve, por të tjera ndërhyrje do te prekin Himarën dhe Borshin edhe në mandatin e ardhshëm, aty ku synojmë ta kthejmë këtë zonë, në pikën kryesore të zhvillimit, për banorët dhe bizneset”, tha Goro.

Ora 10:22
Meta në Fier, prezanton Edvar Kodhelin: Më 14 maj kthejmë llogaridhënien në pushtetin vendor

 

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka qenë në Fier ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit me Berishën, Evdar Kodheli për 14 majin. Në fjalën e tij Kodheli tha se do t’i kthejnë bashkinë qytetareve.

“Bashkinë e Fierit do ta drejtojmë të gjithë së bashku për ti kthyer qytetarëve Fierin që meritojnë”, ka thënë ai.

Nga selia e PL në Fier, Ilir Meta bëri thirrje për të votuar Kodhelin në mënyrë që të kthehet llogaridhënia në bashki.

“Mesazhi ynë i ndryshimit është triumfues përballë çdo manovre të dëshpëruar që bën Edi Rama dhe Ramovicet në mbarë Shqipërinë dhe ne Fier. Në 14 Maj në Fier do të fitojë projekti i ndryshimit ndaj të mbështesim fuqishëm alternativen më të denjë, Evdar Kodhelin , përfaqësuesin e shkëlqyer të shoqërisë civile dhe model qytetarie.

Dhe pak ditë kanë mbetur nga data e zgjedhjeve , ndaj nuk ka më orë pushimi. Takime derë më derë me çdo qytetar kokë më kokë  që të gjithë të votojnë kandidatin Kodheli pasi ka ardhur koha e transparencës dhe llogaridhënies përballë qytetarëve të lodhur nga retorikat e stërzgjatura dhe korrupsioni galopant", tha Meta.

Ora 10:17
Emirjana Sako takim me banorët: Porti i Durrësit e marrëveshja me Manchester City do zhvillojnë qytetin

Objektivi ynë është transformimi i mëtejshëm i qytetit dhe së bashku me ju do ta arrijmë këtë gjë. Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin e zhvilluar më banorë të rajonit nr 1. Kryebashkiakja Sako shpalosi shkurtimisht programin elektoral, i cili do të zbatohet në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Sako tha se projekti për zbulimin e plotë të amfiteatrit, projekti për stadiumin e ri, marina e portit, porti tregtar në Porto Romano, stadiumi i ri dhe marrëveshja me skuadrën e Manchester City për hapjen e akademisë sportive në Durrës, janë baza e zhvillimit të mëtejshëm të qytetit Durrësit.

Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej edhe nga drejtuesi politik i qarkut Durrës Adrian Çela dhe deputetja Klodiana Spahiu. Çela tha se sot ka shumë vende të qytetit që janë bërë atraksion për shumë vizitorë dhe nuk thua dot se ku është pjesa më e bukur e Durrësit. Çela iu referua kandidatit kundërshtar se jo shumë vite larg, ai u bë bllokues për rrugën paralel me murin e portit, në një kohë që bashkia kishte gjetur fondet dhe kishte gati kontratën për ndërtimin e saj.

Deputetja Klodiana Spahiu në përshëndetjen e saj iu bëri thirrje banorëve të votojnë nr 2, kryetaren Emiriana Sako, pasi ajo ka punuar për të gjithë qytetarët njëlloj, pa i ndarë ata në të majtë dhe të djathtë.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/05/2023 01:52

    Vazhdon fushata per komunalen dhe min.e turizem-sport-kultures.Premtimet permblidhen ne rruge,kanale,lulishte,shetitore,stadiume,kanale kulluse,stadiume,fusha sportive dhe turizem.Asnje plan konkret per vende pune! Shqipot pas zgjedhjeve do ja hedhin fukarallekut me rruge,shetitore e stadiume! Nje pyetje per /honest/ Gjiknuri: Keni premtuar rritje pagash.Meqe pagat rriten nga taksat,sa do te rriten keto te fundit e kush do te taksohet me shume e si do te taksohet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur