‘Vendoret’/ Boçi prezanton projektin për parkun diellor të Elbasanit: Askush s'duhet të na rrëzojë shpresat! Haxhiu: Do ndryshojmë Kurbinin

Kur ka mbetur pothuajse një javë kohë përpara periudhës së heshtjes zgjedhore, kandidatët e forcave politike kanë dalë sërish në terren në takim me qytetarët ku kanë prezantuar programet e tyre.

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Elbasanin Luçiano Boçi prezantoi projektin e tij për parkun diellor të qytetit.

Nga ana tjetër, Gledian Llatja i cili kërkon një mandat tjetër në krye të bashkisë, sulmoi kundërshtarin e tij politik duke e cilësuar si një zgjedhje jo të duhur për qytetin.

Në anën tjetër kandidatja e PD për Fierin Eriselda Zotaj denoncoi kreun aktual të bashkisë dhe grupin e koalicionit “bashkë fitojmë” per shantazh ndaj votuesve.  

Kandidati socialist Sotiraq Filo u prezantoi qytetarëve korçarë programin për 4 vitet e ardhshme, me në fokus infrastrukturën dhe rininë.

Kandidati i dyshes Berisha-Meta për Kurbinin, Behar Haxhia u premtoi qytetarëve investime ne infrastructure.

Kandidati i dyshes Berisha-Meta në Bulqizë akuzoi kryeministrin Rama dhe maxhorancën per shantazh ndaj votuesve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Gjiknuri dhe Llatja takime në lagjen ‘Aqif Pasha’: Votoni për kandidatin dhe këshilltarët socialistë, zhvillimi i Elbasanit të mos jetë peng i votave

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri deklaroi se Elbasani më 14 maj do të shkëputet përfundimisht nga e shkuara për të ecur përpara. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të lagjes ”Aqif Pasha”, Gjiknuri u shpreh se qytetarët e Elbasanit do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

“Në 14 maj kemi një mundësi të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara, ti çojmë në koshin e historisë ata që mbarë bota thotë se i përket të shkuarës; të çimentojmë lidhjen qeveri dhe bashki të Partisë Socialiste. Na gjykoni si ekip me qëllim që edhe të kërkojmë llogari më shumë. Duan të na kthejnë mbrapa, por ne s’kemi kohë për të humbur prandaj në 14 maj t’i themi pro të ardhmes, pro zhvillimit, pro Gledit dhe pro Partisë Socialiste”, tha ai.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se zgjedhjet do të përforcojnë dhe bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit vendor për të vijuar me investimet dhe transformimin e qytetit. Ai theksoi se kandidati përballë përfaqëson të shkuarën, sikurse Berisha dhe Meta.

“Në 14 Maj e çimentojmë dhe njëherë më mirë marrëdhënien Parti Socialiste në Bashki – qeveri e Partisë Socialiste. Alternativa që kemi përballë është alternativë boshe. Shikojeni me vëmendje paraqitjen e kundërshtarit. Del në media, i thonë ore çfarë kandidati je ti? A je i koalicionit Berisha – Meta? Në fletën e votimit po të shikoni “BF” – Ilir Meta, poshtë Luçiano Boçi. Kjo është fleta e votimit. Ata përfaqëson ai, ata e kanë përzgjedhur. Është nënkryetar i Sali Berishës. Kur i thonë mediat, thotë – jo unë jam i qytetarëve. Po ashtu kishe dalë i pavarur ti. Ti je këtu kandidat i Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe do zbatosh politikat e tyre. Çfarë politike kanë ata? Po morëm bashkinë thonë, do fillojmë përmbysjen e madhe, përmbysjen e qeverisë. Do eksportojmë revolucionin e Tiranës në Elbasan. Sali Berisha përfaqëson të shkuarën”, shtoi më tej Gjiknuri.

Teksa vlerësoi kryebashkiakun Gledian Llatja për punën e bërë këto 4 vite, Gjiknuri tha se ai do të vijojë të ketë të gjithë mbështetjen e qeverisë. Drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan u shpreh se opozita ka filluar të përgatisë alibinë e humbjes së radhës, pasi të gjitha sondazhet tregojnë se PS është fituese.

“Sondazhet e nxjerrin humbës, qytetarët nuk i përgjigjen, e shikojnë që nga ana elektorale nuk mund të avancojnë dot, kanë ngecur në vend. Unë e kisha paralajmëruar para disa ditësh, këta që janë shokë shoqe partie ua kanë thënë e kanë dëgjuar, i thashë 10 ditëshin e fundit do fillojë ciklin e fundit të fushatës. Cikli i fundit akuza po na vjedhin. Pa pikë turpi doli Flamur Noka, i deleguar për Elbasanin, tha po blihen votat, kanë dalë drejtorët po vjedhin vota. Cikli i vjedhjes. Përgatitja e alibisë së humbjes. Ne nuk kemi nevojë fare as për të blerë vota se ne kemi vullnetin e qytetarëve. Sondazhet na tregojnë fitues dhe qytetarët na përgjigjen. Kështu që ai thjesht po përgatit alibinë e humbjes”, deklaroi Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve shprehu rëndësinë e votimit dhe për anëtarët socialistë në Këshillin Bashkiak që bashkia të mos mbetet peng.

“Në 14 maj përveçse do konfirmojmë drejtimin nga Partia Socialiste të bashkisë dhe çimentimin e marrëdhënies qeveri – bashki, ne do ti japim notë dhe vlerësim edhe politikave të qeverisë Rama, politikave të Partisë Socialiste. Ne në 14 maj nuk votojmë vetëm për kryetarin e bashkisë, kemi dhe listën e Këshillit Bashkiak. Këshilli Bashkiak duhet të jetë krah dhe mbështetje i kryetarit të bashkisë, por dhe llogaridhënie njëkohësisht. Është e rëndësishme që vota të shkojë te Partia Socialiste. Nuk ka pse Gledi të mbahet peng nga këshilltarët që vijnë për interesa lokale aty, për interesa të vogla duke lënë mënjanë interesat më të mëdha të qytetarëve. Prandaj them mos e shpërdoroni votën kot”, deklaroi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Gledian Llatja nënvizoi se një vëmendje të veçantë në këto 4 vite ka marrë dhe transformimi i lagjeve të vjetra të Elbasanit.

“Lagjet e vjetra të Elbasanit kanë pësuar një transformim të vazhdueshëm gjatë të kësaj periudhe, por nevojitet akoma më shumë punë. Për fasadat e pallateve me termoizolim, për investimet që kërkohen për ujin e pijshëm, kërkohet akoma më shumë për të dhënë një infrastrukturë modern por edhe një ekonomi të qëndrueshme të Elbasanit. Ne kemi 4 vite që kemi punuar, kemi asfaltuar mbi 100 mijë m2 asfalt në vit. Tani në këtë mandat të ri ne po bëhemi gati për një nga projektet më të mëdha që kemi në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe gjermane, një projekt prej 15 milionë eurosh për rinovimin e infrastrukturës së ujit të pijshëm. Ne po urbanizojmë Elbasanin, jo vetëm lagjet e vjetra port ë gjitha lagjet e Elbasanit. I gjithë Elbasani është një kantier I hapur, duke filluar që buzë Shkumbinit, për shëtitoren e re, automotoparkun, rrugën e re të varrezave për të përfunduar të Theofan Popa që është në lagjen më periferike që kemi në “Haxhias””, tha Llatja duke siguruar se këtë mandate të ri do të bëhen 4 herë më shumë punë të mira. “Ne duam që këtë mandat të mbyllim problemet që kemi me infrastrukturën në Elbasan. Duam të mbyllim zonat informale. Ne po shohim zhvillimin ekonomik të qytetit, prandaj duam, bashkë me kryeministrin Rama, ta bëjmë kalanë e Elbasanit një qendër turistike fantastike. Prandaj po e zhvillojmë shëtitoren buzë lumit Shkumbin, që jo vetëm të rinjtë por edhe të moshuarit të shëtisin në ajër të pastër”, theksoi Llatja.

Ora 14:38
Kandidati i koalicionit opozitar në Bulqizë: Rama nuk e mposht dot verdiktin e sovranit me tallava boshe

1683290699_dfrimfiku.jpg

Kandidati i dyshes Berisha-Meta në Bulqizë, Dëfrim Fiku akuzoi kryeministrin Rama dhe maxhorancën per shantazh ndaj votuesve.

“Një kryeministër ambicioz do të mposhtë verdiktin e sovranit me ndrikullat e tij, me tallava boshe, nuk ka për t’ja arritur. Nuk duhet të shantazhohemi te banda e Rilindjes që i ka ditët e numëruara pasi është e zhytur në krim e korrupsion”, tha Dëfrim Fiku.

Ora 14:37
Kandidatja e PD-së për Fierin akuza Subashit e kandidatit të koalicionit të Berishës e Metës: Po u bëhet shantazh votuesve

Kandidatja e PD për Fierin, Eriselda Zotaj, denoncoi kreun aktual të bashkisë dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shantazh ndaj votuesve. 

“Mua më kanë ardhur mesazhe denoncimi se ai zotëria guxon dhe kap demokratët dhe I thotë “mos prano të jesh komisioner se e di çfarë do të bëj unë”. Është për të ardhur keq që në 2023 qytetarët tanë janë në shantazh nga PS-ja se ata do I heqin nga puna. Kemi përballë dhe kampin e foltores dhe LSI-së që kanë eksponentë dhe marrin në telefon strukturat e PD-së dhe i shantazhojnë në mënyra të çuditshme”.- tha Zotaj.

Ora 13:41
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Dibër: Do i japim fund keqqeverisjes dhe arrogancës! Do ofrojmë zgjidhje për banorët

 

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Dibër, Ismail Uka përmendi 3 sfidat kryesore që ka për t’i dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve.

“Do i japim fund këtij modeli keqqeverisje dhe arrogancës së sjelljes së përfaqësuesve të Bashkisë dhe të Rilindjes. Ne vijmë këtu pas një turi takimesh me banorët e Dibrës në fshatra, lagje, njësi administrative. Ju kemi dëgjuar problemet, kam paraqitur platformën time si kandidat për kryetar në bashkinë Dibër, si përfaqësues i PD dhe i koalicionit Bashkë-Fitojmë duke ju ofruar zgjidhje për cështjet tuaja të pazgjidhura. Në këto takime, 3 janë sfidat e mia kryesore, keqmenaxhimi i bashkisë Dibër duke shkëputur çdo marrëdhënie mes pushtetit lokal dhe banorëve të saj, shpopullimi i popullsisë dhe largimi i të rinjve si dhe projekti i zhdukjes së Dibrës me anë të ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës”, tha Uka.

Ora 13:27
Balla nga Fieri: Në 2025 të mundësojmë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar sot 5 majin nga Varrezat e Dëshmorëve në Lushnje dhe Fier.  Balla u shpreh se sot kujtojmë bijtë e Shqipërisë të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e atdheut, si dhe propozoi që sot në një moment të caktuar të mbahen dy minuta heshtje në të gjithë Shqipërinë. 

“Është tradita shqiptare tashmë që edhe dita e përkujtimit të të gjithë dëshmorëve, qofshin ata të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, qofshin pjestarë të Forcave të Armatosura, të  Forcave të Policisë së shtetit. Sot kujtojmë edhe dëshmorët e rënë në luftën për Çlirimin e Kosovës, Adem Jasharin dhe të gjithë heronjtë që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Në këtë ditë të bëhemi të gjithë bashkë për të përkujtuar të gjithë bijat dhe bijtë e Shqipërisë që dhanë jetën e tyre për çlirimin e atdheut, në dobi të interesave të Shqipërisë sonë të përbashkët. Meqenëse jemi në ditën e përkujtimit të Dëshmorëve, më lejoni të shtoj edhe dëshirën tonë, të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste që në këtë ditë të kemi mundësinë sipas edhe një tradite që ekziston në shumë vende që në një kohë të caktuar pas përfundimit të homazheve të ketë dy minuta heshtje në të gjithë Shqipërinë. Unë mendoj që është diçka që do të jepte më shumë vlerë dhe më shumë peshë.”- tha Balla.

Gjithashtu Balla u pyet nga gazetarët edhe për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. 

“Partia Socialiste e Shqipërisë e ka thënë disa herë dhe e ka dhënë mendimin e vet për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, që në vitin  2020. I takon tashmë Koimsionerit të zgjedhësve dhe gjithë strukturës që meret me administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve në Shqipëri, që të kemi të mundur që në vitin 2025 të mundësojmë edhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Ju kemi borxh që pas 32 vitesh ata që kanë kontribuar me punën e tyre për ekonominë e vendit dhe vazhdojnë të kontribuojnë dhe janë një pjesë e madhe e Shqipërisë që në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 të kenë mundësinë që të shprehin vullnetin e tyre me votë”.- u shpreh Balla.

Ora 12:39
Filo: Të bindur drejt fitores më të madhe ndonjëherë në Korçë në 30 vite pluralizëm

 

 

Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo, njëherazi kandidat i PS për zgjedhjet e 14 majit, prezantoi para banorëve të lagjes 17 të qytetit, programin e tij elektoral dhe sfidat e rëndësishme sipas tij për mandatin e ardhshëm. Me bindjen për punë akoma edhe më të mëdha, sidomos në përmbylljen e infrastrukturës por edhe me fokusin tek rinia, Filo u shpreh se me mbështetjen e banorëve të bashkisë do të shkojmë drejt fitores më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar.

 “Lagjja 17 është një prej lagjeve që kemi ndërhyrë me shumë projekte. Me kanalizime, hapësira të gjelbra, kënde sportive dhe hapësira për fëmijë. Kemi punuar edhe në zona informale të kësaj lagjeje me projekte madhore për kanalizime dhe asfalitimin e gjithë rrugëve. Kemi pasur projekte të mëdha dedikuar fëmijëve, të rinjve e të rejave, duke krijuar ambientet më europiane që kemi në qytet. Sfida jonë për mandatin e ardhshëm është që të krijojmë më tepër mundësi punësimi dhe rritje ekonomike për çdo familje. Prandaj kemi ideuar projekte madhore që do të mbështetin zhvillimin e sektorëve prioritarë duke filluar me turizmin.

Kemi një sfidë shumë të madhe për të mbajtur të rinjtë këtu që të mos largohen në qytete të tjera dhe shtete të tjera duke iu krijuar mundësi pune. Teknologjia dhe inovacioni e krijon këtë mundësi. Kemi një program të plotë me shumë projekte ndaj duam mbështetjen tuaj, që në datën 14 maj t’i japim PS fitoren më të madhe në 30 vite pluralizëm në Shqipëri.”

Ora 12:25
Zgjedhjet e 14 majit, Kodheli prezanton programin, zotohet se struktura e administratës do zgjidhet nga vetë banorët e zonës

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Fier, Evdar Kodheli, në vijim të turit elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit, është ndalur në njësinë administrative Cakran, me banorë të fshatit Varibop. Banorët i përcollën kandidatit të opozitës, shqetësimin se jetesa e tyre është vështirësuar se tepërmi si pasojë e braktisjes nga pushteti vendor i cili vetëm u merr taksa, po nuk u ofron asgjë.

Gjatë fjalës së tij Kodheli ka prezantuar programin e tij elektoral 2023-2027 teksa është zotuar se struktura dhe organika e administratës në çdo njësi administrative, do të zgjidhet nga vetë banorët e zonës në mënyrë që të evidentojnë më lehtë problematikat dhe tua paraqesin për zgjidhje bashkisë.

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut Luan Baci ka theksuar se beteja politike këtë herë, nuk është e lehtë pasi përballë koalicioni opozitar nuk ka përballë vetëm Subashin, por edhe një ndihmëse të Ramës që përdor paratë e taksapaguesve që i takonin Partisë Demokratike dhe jo Alibashës.

Ora 12:15
Berisha prezanton kandidatën për Dibrën: Ismail Uka, zgjidhja e duhur! Duajeni Dibrën sa e do Sali Berisha

1682872746_saliberisha.jpg

Ish kryeministri Berisha ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë e Dibrës Ismail Uka.  Berisha tha se Edi Rama është në zbatim të politikave antishqiptare.

“Jam i sigurt që do të dështojnë. Dibra nuk zhduket. Ajo është monumenti më madhështorë që ekziston.  Ndaj dhe ftoj dibranët të votoni me 14 maj jo për partinë, por për Dibrën, për Ismail Ukën, për të shkuarën, për të sotmen, për të ardhmen tuaj. Thirrja ime për dibranët, ta doni Dibrën sa e don Sali Berisha. Detyra është ta doni më shumë, por të paktën ta doni sa e dua unë. Ndaj ngrihuni në këmbë kudo që jeni. Ejani dhe votoni për mbrojtjen e Dibrës, votoni për Ismail Ukën”, tha Berisha.

Berisha tha se Rama vazhdon prej 10 vitesh me pesë inaugurime dhe pesë mashtrime.

“Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme si rruga e dytë e Kombit. Dhe ajo e tillë është, e tillë do jetë. Mund të ketë pasur prej jush që mund të kenë thënë pse e ndërpretë, u them se ajo u ndërpre sepse shpimi i tunelit në Qafë Murriz, aty ku ishte projekti, sipas kompanive më të mira në Europë, ishte i pamundur sepse do dilte dhe dhe ujë. Ne e ndërpremë dhe vendosëm të spostojmë tunelin në kuotën ku na këshilloi kompania e konsulencës. Ne do e kishim mbaruar tre herë atë”, tha ish-Kryeministri.

 

Ora 12:13
Haxhiu dëgjon problemet e qytetarëve, jep premtimin: Do ndryshojmë bashkinë Kurbin pas 14 majit

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Bashkinë Kurbin Behar Haxhiu, ka vijuar takimet në banorë në fshatrat Mali i Bardhë, Shullaz dhe Adriatik. Banorët kanë sjellë shqetësimet  dhe problematikat e tyre nga mungesa e investimeve.

Ndër problemet që trajtuan banorët ishin mungesa e vëmendjes së bashkisë, dhe konkretisht e rindërtimit të banesave, tërmetit, infrastruktura rrugore e dëmtuar, dhe një sërë problematikash.

Deputeti Kastriot Piroli i cili ka shoqëruar kandidatin Haxhiu në këtë fushate, ka theksuar se Behar Haxhiu dhe stafi i bashkisë pas fitores së 14 majit do nisin punën për ndryshimin e gjendjes ku është katandisur komuniteti kurbinas.

Ora 10:29
Boçi prezanton projektin për parkun diellor të Elbasanit: Një prej ëndrrave më të bukura për kthimin në një qytet të pastër dhe ekologjik

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta në Elbasan, Luçiano Boçi prezantoi projektin e tij për parkun diellor të qytetit ndërsa nënshkroi me një kompani partnere të grupit europian Edison një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi.

Duke e quajtur një prej ëndrrave më të bukura për Elbasanin kthimin e tij në një qytet të pastër dhe ekologjik, Boçi tha se “Ne kemi menduar që të realizojmë në Elbasan një park qytetas të energjisë diellore, duke përdorur kryesisht çatitë e banesave për montimin e paneleve diellore”.

“Ne duam që në këtë proces të trajnojmë dhe punësojmë jo më pak se 100 teknikë, të cilët do të angazhohen në montimin dhe mirëmbajtjen e këtij parku diellor. Projektin e parë të këtij tipi e ka bërë bashkia e Los Angeles në SHBA” – tha Luçiano Boçi.

Ing. Gabriele Daini, Drejtor i shoqërisë E-Life Project, pjesë e grupit Italian IES shpjegoi vizionin e kompanisë së tij për dekarbonizimin sa më të plotë të Elbasanit dhe mënyrat e ndërhyrjes që do të vlerësohen në studimin e bëshmërisë. Grupi IES ka marrë përsipër që me fitoren e zgjedhjeve nga kandidati Boçi të nisë menjëherë studimin e bëshmërisë dhe përgatitjen e projektit ekzekutiv për të mundësuar realizimin e një projekti të energjisë së rinovueshme në Elbasan.

Bashkia e re do të ketë mundësi që të ofrojë një energji që kushton të paktën 30% më lirë për të gjitha entet publike, ujësjellësin, biznesit e reja startup që do të vijnë në Elbasan dhe gjithashtu do të krijojë një burim të rëndësishëm të ekonomisë së gjelbër dhe një model zhvillimor unik, - nënvizoi Boçi.

“Guximi për të kërkuar më të mirën buron nga besimi se ne e meritojmë atë. Fakti që nuk e kemi ende, fajëson ata që nuk e kanë krijuar. Në Shqipëri absurdi ka shkuar shumë larg, - tha ai. Këtu ata që paguhen për ta zhvilluar vendin, jo vetëm që nuk e kanë përmbushur këtë detyrë, por ata sulmojnë këdo që guxon të mendojë sesi kjo mund të bëhet. Për fat të keq, politika shqiptare prej dekadash shpjegon vetëm rrugët sesi gjërat shkatërrohen, jo sesi ndërtohen ato”.

Duke ftuar qytetarët që të votojnë projektin e tij për Elbasanin e së ardhmes, Luçiano Boçi u shpreh se “ka ardhur koha që të mos lejojmë askënd që të rrëzojë shpresat tona për një jetë më të mirë, për një qytet më të denjë, për një sistem i cili premton të ardhme”.

Ora 09:36
Zgjedhjet e 14 majit, Mediu: Duhet t'i kthehet politika të rinjve! Largimi i tyre, plagë shumë e madhe për vendin

Fatmir Mediu zhvilloi takim në njësinë 5 në Tiranën e Re në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit duke theksuar domosdoshmërinë e angazhimit të rinisë në politikë. Mediu u shpreh se largimi i të rinjve ka krijuar plagë të madhe për shoqërinë shqiptare, ndaj thotë se ka ardhur koha që t’i kthehet atyre politika.

“Zgjedhjet e 14 Majit kanë një rëndësi shumë më të madhe sesa thjesht kush do të jetë kryetar bashkie. Është momenti i një sfide ndërmjet të mirës dhe të keqes, të njerëzve që duan që atë që ju ka falur Zoti, mundësitë, liritë, të gjitha këto potenciale që ka Shqipëria, t`i kthejnë në mundësi për të zhvilluar ekonominë e tyre familjare dhe të ndërtojnë jetesën këtu në Shqipëri, përballë të keqes që po e shkatërron cdo ditë e më shumë të ardhmen tonë.

Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria, sidomos i të rinjve dhe të rejave, i profesionistëve, ka krijuar një plagë shumë të madhe familjare, sociale, ekonomike dhe politike. Ne jemi përballë një situate jashtëzakonisht të vështirë. Për herë të parë Shqipëria është në një udhëkryq shumë të madh, të shpopullimit dhe të shpërbërjes. Kjo ka qenë një ëndërr dhe e atyre që kanë qënë kundërshtarët tanë si komb. Përballë kësaj situate mendoj që është e domosdoshme t`a kuptojmë rëndësinë e kësaj sfide, të mirës kundër së keqes. Prandaj secili duhet të gjykojë sipas mënyrës së vet.

E para, kush është njeriu për të cilin duhet të votojmë? E dyta, kush është politika që mbështet një njeri të caktuar, për t`i dhënë mundësinë që të na përfaqësojë dhe të jetë zë dhe mundësi për secalin për këshillin bashkiak apo në krye të bashkisë.

Unë kam dëshirën dhe besoj që kjo duhet të jetë dhe tek pjesa tjetër e lidershipit politik, që në qoftë se neve na u dha një mundësi në vitin 1990 nga të rinjtë për të drejtuar politikën, ka ardhur koha që ne duhet t`ja kthejmë politikën të rinjve. Ka shumë njerëz të mirë në këtë vend, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, që mund të krijojnë Parlamentin më fantastik dhe më kualitativ dhe qeverinë më të mirë për Shqipërinë. Nuk është vetëm interesi jonë, nuk jemi vetëm ne, ka shumë njerëz të mirë ky vend që mund të eci përpara”, tha Mediu.

/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi: 06/05/2023 10:48

    ku i gjen saliu kto me aman ai thon sme mund dot rama

    Përgjigju
  • Olti: 05/05/2023 19:15

    Prisni humbjen si gjithmone

    Përgjigju
  • Altin: 05/05/2023 18:45

    Te kot e keni se ne 14 maj perseri keni per te humbur

    Përgjigju
  • Ardi: 05/05/2023 12:43

    Se kuptoj cfar do bej haxhia i kurbinit , e cfar ka bo per milotin , dhe kush po i shkon nga pas hajdutet tuci qe ka karburant, ish kryetari i bashkis luigj isufi qe ka ble shtepi ne sarand e pasuni te tjera , ,injoranti luan piroli pas partive dikur sherbetor o mehill fufit, funderrinat e kurbinit qe i ka mbledh haxhia

    Përgjigju
  • MAFMUT DYRDYLI: 05/05/2023 12:27

    O Sali BAJGA E QELBUR ti je wc më e qelbur e Shqipris. Je hajdut kriminel spiun i Sërbit. Non grata i qelbur o Sali wc ja.

    Përgjigju
  • Fadil EDEPSËZ Memele Gjoleka: 05/05/2023 11:15

    Si ka mundësi që krimineli Fatmir Mediu që i ka duart me xhak vazhdon e bën politik në një koh që ky bastard duhet të ishte në burg. Apo Albanistan hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Linda Rama: Me sytë e mendjes tek e drejta dhe liria

Linda Rama: Me sytë e mendjes tek e drejta dhe liria