Vendoret, Kryemadhi: LSI do
të dalë sërish fituese në Lezhë

Vendoret, Kryemadhi: LSI do<br />të dalë sërish fituese në Lezhë
Lëvizja Socialiste për Integrim në Lezhë ka ndezur motorrët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit, teksa në këtë njesi vendsore pritet të kandidojë për mandatin e trete përfaqësuesi i kësaj force politike Viktor Tusha. 

Deputetja Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kryabashkiaku Tusha zhvilloi një takim me te rijntë e LSI-së, ku iu kërkoi atyre angazhim maksimal në zgjedhjet e 21 qershorit. Kryemadhi shprehu bindjen se LSI do dalë sërish fituesë në në këtë njësi vendore.
 
“Është shumë e rëndësishme dhe për Viktorin dhe për të gjithë ju që Lezha të jetë një bashki model. Jam i bindur që do jetë, pse do jetë? Sepse fat i madh që ka Lezha është që ka një rini të jashtëzakonshme dhe shumë energjike. Ajo që unë doja t’iu theksoja është se ju keni hyrë në një rrugë e cila do të jetë shumë e bukur”, deklaroi Kryemadhi. Të pranishëm në takim ishin edhe drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim.


Redakisa Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot