Vendoret, LSI: Tre kandidate gra për 
Prrenjasin, Gjirokastrën, Pogradecin

Vendoret, LSI: Tre kandidate gra për <br />Prrenjasin, Gjirokastrën, Pogradecin
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ka përzgjedhur tre kandidatura për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Në bazë të marrëveshjes me Partinë Socialiste, ku LSI kishte të drejtë të propozonte emrat e 15 kandidatëve.
 
Lëvizja  Socialiste  për Integrim  ka zyrtarizuar  emrat e  tre kandidateve gra për garën  zgjedhore të 21 qershorit. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim Klajda Gjosha nga selia e LSI bëri publike tre kandidatet për Gjirokastrën, Pogradecin e Përrenjasin, përkatësisht kandidatet Zamira Rami,  Diana Mile dhe Miranda Rira.
 
Në bazë të marrëveshjes elektorale me Partinë Socialiste Lëvizja Socialiste për Integrim ka të drejtën të propozojë në koalicion 15 kandidatë për kryetar bashkie  nga 61 që janë gjithsej.
 
LSI do të propozojë kandidatët e  saj në Berat, Lezhë, Gjirokastër, Kukës, Delvinë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Cërrik, Përrenjas, Selenicë, Mallakastër, Kolonjë dhe Bulqizë.

Burime për A1 Report konfirmuan një ditë më parë pikërisht emrat e tre kandidateve te zyrtarizuara sot nga ministrja e Integrimit. 

Bashkia Gjirokastër-Zamira Rami, aktualisht prefekte, matemaciene

Bashkia Përrenjas - Miranda Rira, aktualisht deputete, sociologe, pedagoge

Bashkia Pogradec - Diana Mile me profesione arkitekte pedagoge.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas