TIRANE - Ligji i ri i votuar dje në Kuvend veç shumë problemeve që kanë të bëjnë me të kaluarën ka lidhje edhe me të ardhmen e pushtetarëve si në nivelet qendrore, ashtu edhe në ato lokale. Nga hapja e dosjeve do “skanohen” figurat politike e shtetërore për rolin që kanë luajtur në kohën e diktaturës.
Por, kjo nuk do të ketë efekt ndalues ndaj tyre për të kandiduar për poste publike, veçse do të jetë e karakterit informues dhe më pas do të jetë në gjykimin e votuesve nëse këta politikanë do të duan që t’I përfaqësojnë. Në debatin e nxehtë dhe apelin e përsëritur nga ambasada e SHBA për pastërtinë e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, qeveria parashikon në ligjin e ri edhe hapjen e dosjeve për ata kandidatë që kanë pasur funksione të lartë gjatë komunizmit.
/Shqiptarja.com