Vendoret, PD mbledh aleatët të
mërkurën, Spaho: Jemi vonë!

Vendoret, PD mbledh aleatët të<br />mërkurën, Spaho: Jemi vonë!
Zhvillimet politike dhe protestat kanë bërë që Partia Demokratike dhe aleatët të jenë të vonuar në procesin e negociatave për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Numri dy i forcës më të madhe të opozitës, Edmond Spaho thotë se negociatat duhet të kishin nisur në këtë drejtim pasi duhen formalizuar marrëveshja mes partive të djathta.

Ndërkaq Spaho thotë se procesi i përzgjedhjes së kandidiaturave të Partisë Demokratike në kryesitë e degëve është mbyllur por nga lista e kandidiatëve në rrethe duhet të përzgjidhen kandidiatët përfundimtarë në këtë garë dhe kjo vendoset në kryesinë e madhe të partisë.

Të mërkurën në orën 17:00, PD do të mbledh tryezen e aleateve për zgjedhjet vendore. Republikanët kërkojnë që të paraqiten me kandidiatë e tyre në emër të opozitës në 5 bashki të vendit ndërsa demokristianet në 6 bashki. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve