Vendoret, PD takim me aleatët
deri në 6 prill, mungon Mediu

Vendoret, PD takim me aleatët<br />deri në 6 prill, mungon Mediu
TIRANE - Partia Demokratike ka nisur sot pasdite një takim me aleatët e saj në opozitë. Takimi nisi në orën 17 : 00 dhe u diskutua mbi strategjinë që do të ndiqet për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Pas përfundimit të takimit PD shpërndau një deklaratë për mediat ku sqaronte se deri më datë 6 prill do të vazhdojnë negociatat me aleatët. Megjithatë sipas deklaratës së Partisë Demokratike, parimisht koalcioni opozitar do të dalë në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Me interes u pritet se cili do të ishte qëndrimi për pakënaqësitë e shprehura nga Partia Republikane pas moskonfirmimit të mbështetjes për deputetin Agron Duka si kandidat të opozitës për Bashkinë e Durrësit. Por ka qenë deputeti Arjan Madhi ai i cili ka thënë pas mbledhjes se PR nuk do të dorëhiqet nga këkesa për kandidimin e Dukës në Durrës.

Burime për A1 Report kishin thënë se kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ende nuk e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e pasdites. Ndërkohë dy aleatët e tjerë, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi morën pjesë në mbledhje.

Ora 19:29 PD:Deri në 6 prill do të vazhdojmë me negociatat
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat PD pas mbledhjes me aleatët ka bërë me dije se do të vijojë negociatat deri më 6 Prill. 
"Tryeza e koalicionit opozitar shpreh vullnetin politik që bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni të dalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve.
Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike
." - thuhet në deklaratën e PD.

Ora 18:35 Madhi: Të premten nisin negociatat, s’kemi vendosur ende asgjë
Numri dy i Partisë Republikane Arjan Madhi pas mbledhjes së mbajtur në selinë e Partisë Demokratike tha se ende nuk ka një marrëveshje konkrete me PD por nga dita e premte do të nisin negociatat. Referuar kandidatit të zgjedhur nga PR për Bashkinë e Durrësit Agron Dukën , Madhi tha se nuk do të tërhiqen nga kjo kandidaturë pasi Duka është kandidati më i favorizuar për Durrësin. “Në rast se kërkesat tona nuk do të merren parasysh, PR do të dalë e vetme në zgjedhjet e qershorit,”- tha Madhi

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve