Vendoret, PD zyrtarizoi një ditë
më parë rikandidmin e Xhelal Mziut

Vendoret, PD zyrtarizoi një ditë<br />më parë rikandidmin e Xhelal Mziut
Partia Demokratike ka zyrtarizuar një ditë më parë (në 9 prill) rikandidimin e Xhelal Mziut për kryetar bashkie në Kamzë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Pavarësisht se ishte në një proces gjyqësor, i akuzuar për shpërdorim detyre (sot i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me dy vjet burgim) Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha i besoi Kamzën sërish Xhelal Mziut duke i dhënë të drejtën për një mandat të tretë (nëse e fiton).

Me ndarjen e re territoriale Bashkisë Kamzë i bashkëngjitet dhe Paskuqani. Në këtë garë politike përballë Mziut do të jetë Safet Gjici, i zgjedhur nga mazhoranca qeverisëse.

Ky i fundit është prefekti i Kukësit. Arrestimi i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu në fund të 2013-s u shoqërua me bujë, ndërkohë që Gjykata e Apelit e liroi nga paraburgimi, ku edhe qëndroi për 24 ditë, duke e konsideruar arrestimin e tij të panevojshëm, pasi nuk ekzistonin rrethanat e duhura.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
   

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas