Vendoret, PS-LSI në fazën e fundit
 të diskutimeve gati aleancat

Vendoret, PS-LSI në fazën e fundit<br /> të diskutimeve gati aleancat
TIRANE - Drejtuesit kryesor të koalicionit të majtë kryeministri Rama dhe krye parlamentari Meta, janë shprehur se emrat dhe koalicioni i plotë do të jetë gati në datën 1 prill. E ndërsa PS-LSI, kanë vendosur zonat ku do të kenë kandidatët respektivë, nuk dihet ende se cilat bashki do t’u jepen aleatëve.

Pritet që në datën 30 dhe 31 mars, të ketë takime intensive mes kryeministrit Rama kryetarit të LSI Meta dhe aleatëve të mundshëm, PBDNJ-së së Vangjel Dules apo edhe PDIU-së. Burime për A1 Report sqarojnë se me partinë PBDNJ problem mbetet Himara, ku socialistët nuk kanë pranuar që t’ia japin aleatit.

Duke synuar që ta mbajnë sërish këtë qytezë, e cila është drejtuar nga kryetari Jorgo Goro, i zgjedhur në siglën e partisë socialiste. Por PS është shprehur e gatshme ti japë dy bashkitë e tjera me popullatë minoritare, Dropullin në Gjirokastër dhe Finiqin në Vlorë.

Megjithatë palët pritet të kenë sërish diskutime në ditët në vijim. Krejt ndryshe paraqitet situate me PDIU-në , ku të majtët I kanë ofruar 3 bashki kësaj partie, Konispolin, Rrogozhinën dhe Peqin.

Por kreu I kësaj force politike ka kërkuar bashki në 5 qarqe ku ka deputetë, Tiranë, Elbasan, Vlorë , Fier dhe Durrës. Paralelisht me negociatat me aleatët e mundshëm, pritet që këto ditë të dalin edhe emrat e kandidatëve për bashkitë, ku interesi më i madh është për bashkinë Tiranë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot