Vendoret, Rama-Meta takohen për 
45 minuta në Kryesinë e Kuvendit

Vendoret, Rama-Meta takohen për <br />45 minuta në Kryesinë e Kuvendit
Një ditë para se mazhoranca qeverisëse të publikojë emrat e kandidatëve për zgjedhjet locale të 21 qershorit, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ë Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Ilir Meta.
 
Takimi ka nisur në orën 09:15 dhe ka zgjatur për 45 minuta. Takimi vjen në klimën e negociatave për zgjedhjet vendore dhe pas marrëveshjes së arritur ditën e djeshme mes PS dhe PDIU-së.
 
Ditën e djeshme pas takimit kokë më kokë mes Idrizit dhe Ramës, krerët e dy partive dolën në një konferencë të përbashkët, ku njoftuan arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët për vendoret e 21 qershorit. Gjatë prononcimit për mediat, Rama nuk përmendi emrat e bashkive apo kandidatëve, por njoftoi vetëm marrëveshjen.   




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve