Partia Demokratike ka shpallur si kandidat për Bashkinë e Fierit, ish-ministrin e drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Burime nga kryesia e PD-së në Fier kanë konfiruar më herët për A1 Report se Enkelejd Alibeaj do të ishte në këtë përballje elektorale me deputetin Armando Subashi. Në orët e vona të darkës selia blu ka zyrtarizuar këtë emër për bashkinë e Fierit. 
 
Burime nga PD thonë se me këtë vendim PD-ja ka bërë vlerësim maksimal për Bashkisë së Fierit me këtë kandidaturë. Pak kohë më parë Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të jetë pjesë e strukturave të PD-së pasi u caktua të udhëhiqte fushatën në Memaliaj dhe Tepelenë.
 
Alibeaj është një figurë e spikatur e PD, pasi ka qenë deputet i saj dhe ministër i Drejtësisë për disa vjet. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)