"Vendos Kongresi nëse do ketë 
garë për zgjedhjen e kryetarit të PS"

garë për zgjedhjen e kryetarit të PS"">
TIRANË - Nëse do të ketë garë për zgjedhjen e kryetarit në Partinë Socialiste këtë do ta vendosë Kongresi i PS-së i cili mblidhet në 19 mars. Kështu u shpreh kryesocialisti Edi Rama i ftuar në emisionin "Dritare" të gazetares Rudina Xhunga.
 
 “Bëmë një betejë, fituam dhe gjetëm një situatë më alarmante se ajo që kishim lexuar. Në këto kushte nuk mund të dilnim për të thënë për zgjedhje dhe të linim mënjanë situatën”, u shpreh kryeministri.
 
Sipas tij, partitë që përdorin parimin një anëtar një votë, automatikisht  zgjedhin kryetarin dhe se ai do respektojë  kontratën me qytetarët për të cilët ndjehet përgjegjës.
 
Nuk kam asnjë arsye personale vetjake që të përballem me njerëzit, nuk kam kohë për lodra. Kohën për lodra unë ia kam rezervuar Zahos”, u shpreh Rama.
 
Rama tha se nuk i komenton në publik  socialistët qofshin ministra, deputetë, kur ata kanë  mendime të ndryshme. I pyetur për Blushin dhe ambicien e tij për tu bërë kryetar i PS, Rama u përgjigj se nuk merret me këto se është i zënë me punë. Në fund të intervistës Rama e konsideroi Blushin si “prishës” të festës së PS-së.
 
"Nuk kemi përcaktuar shifra për numrin e muxhahedinëve që do të vijnë"
Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Dritare me Rudinën”,  ka folur pë muxhahedinët  dhe ardhjen e tyre në Shqipëri. Sipas tij, nuk ka asnjë lloj rreziku prej tyre dhe nuk ka një shifër të përcaktuar paraprakisht, se sa vetë duhet të vijnë në vendin tonë.
 
“Ardhja e tyre ka qene një konstante. Nuk marrin nënshtetësinë shqiptare. Nuk vijnë për nënshtetësi, vijnë se janë në luftë. Nuk kemi përcaktuar shifra dhe nuk ia vlen të flasim për këtë temë që nuk ka qenë temë bisede me Kerrin. Në Shqipëri kanë ardhur dhe ikur mbi 1000 vetë por nuk kemi dëgjuar asnjë shqetësim. Janë një komunitet i qetë”, u shpreh Edi Rama.



Dalja e Nishanit në aeroport dhe takimi i munguar me Metën
Edi Rama duke komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë ai foli për mungesë e takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe takimin në aeroport me Presidentin, Bujar Nishani.
 
Rama tha se Nishani bëri rolin e kryetarit të Protokollit të Shtetit pasi në axhendën e Kerry-t nuk ishte një takim me Presidentin.
 
Ndërkohë, për mungesë e një takimi Kerry-Meta, Kryeministri tha se nuk është në traditën e Sekretarëve amerikanë të Shtetit të takohen ke Kryetarët e Kuvendit duke iu referuar dhe precedentit të Hillary Clinton, e cila nuk u takua me Jozefina Topalli
 
"Nukështë në praktikën e Sekretarit të Shtetit që të vizitojë kryetarin e parlamentit. Nuk më rezulton që Hillary Klinton t’i ketë bërë një vizitë Jozefinës, edhe pse ishte grua. Edhe si grua mund t’i kishte bërë një vizitë. Por, nuk është në praktikën protokollare të Sekretarëve të Shtetit të vizitojnë kryetarët e parlamenteve”,- sqaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri