Pasi mposhti Chelsea në shtëpi dhe përmbysi në mënyrë spektakolare Watford në transfertë, Manchester United ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, duke thyer 2-1 Liverpool, pikërisht rivalin direkt për vendin e dytë. Ishte Rashford që me dopietën e tij i dha fitoren Manchester United, që tashmë shkon në 5 pikë para Liverpool, ndërsa sa i takon vendit të parë, vështirë të flitet, kur City është 13 pikë para dhe me një ndeshje më pak.
/Shqiptarja.com
Goli i parë i ndeshjes ka ardhur në minutën e 14-të, kur Rashford del i vetëm në zonë dhe gjuan saktë. Pas 10 minutash, është sërish talenti i Manchester United që dyfishon shifrat dhe “Djajtë e Kuq” nisin e mbrohen fort. Liverpool hap ndeshjen në minutën e 66-të, kur Bailly shënon në portën e tij. Miqtë sulmojnë fort në fund, por rezultati mbetet i pandryshuar dhe Manchester United fiton 2-1 në shtëpi.
d.b/shqiptarja.com









