Vendosen 4 kandidaturat
për kreun e PS në Tiranë

Vendosen 4 kandidaturat<br />për kreun e PS në Tiranë
Zgjidhen katër kandidaturat për kreun e PS të Tiranës: Ilir Zela, Sajmir Tahiri, Andis Harasani dhe Ilir Gjoni, do jenë katër deputetët që do garojnë për postin e kreut të PS në Tiranë.

Aktualisht posti i kreut të PS të Tiranës mbahet nga deputetit Sajmir Tahiri, i cili u zgjodh për të zëvendësuar Besnik Baren, i cili dha dorëheqjen në datë 6 shtator të vitit 2011. Tahiri u emërua përkohësisht në këtë post deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Partia Socialiste ka njoftuar se zgjedhjet për kreun e Tiranës do të zhvillohen me 20 shkurt. Kreu i ri i Partisë Socialiste së Tiranës që do zgjidhet nga procesi i 20 shkurtit, do drejtojë degën më të madhe të Partisë Socialiste në 4 vitet e ardhshme. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët