Vendosen rampa në Tiranë, Veliaj: Tirana në shërbim të PAK, lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari

Vendosen rampa në Tiranë, Veliaj: Tirana në shërbim të PAK, lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari

Gjatë punimeve për vendosjen e rampave në Tiranë

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori. Ndër punime të tjera në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tirana do të ketë edhe këtë risi.

Lajmi i mirë është dhënë nga kryebashkiaku Veliaj i cili ka garantuar se Tirana është në shërbim të PAK.

Tirana në shërbim të PAK! Po ndërtojmë rampa në të gjithë rrugët ku mungonin, në mënyrë që të lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari.

Erion Veliaj

Gjatë ditës së sotme një e tillë u vendos në Rrugën “Ismajl Qemali” pranë Kryeministrisë

Përmirësimi i infrastrukturës për njerëzit  me aftësi të kufizuara ka qenë një angazhim i kahershëm i kryebashkiakut Veliaj. Që në kohën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale u angazhua për koordinimin e punës me të gjithë institucionet për të ndërhyrë në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen dhe shërbimin e çdo qytetari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë