Vendoset eksploziv jashtë banesës së një 51-vjeçari në Nikël! Lënda nuk ka shpërthyer, sekuestrohet nga policia

Vendoset eksploziv jashtë banesës së një 51-vjeçari në Nikël! Lënda nuk ka shpërthyer, sekuestrohet nga policia

Foto ilustruese

KRUJË - Një ngjarje tjetër është regjistruar para dy netësh ne lagjen Zezë të Niklës, ku një sasi eksplozivi i është vënë portës së jashtme të banesës së shtetasit Sh. Mehmeti.

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, megjithëse fitili ishte djegur dhe u konstatua nga të zotët e banesës mëngjesin e djeshëm kur po shkonin për punë.

Sipas burimeve pronari i shtëpisë nuk njihet si person problematik apo që mund të ketë konflikte me njeri dhe kjo e bën më të vështirë punën për zbardhen e ngjarjes.

'Krujë/Informacion- Paraditen e djeshme shtetasi Sh. M., 51 vjeç, ka njoftuar policinë se në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij në Nikël, ka konstatuar 2 kallëpe dyshohet me lëndë plasëse dhe fitil zjarrpërcjelles, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe per identifikimin dhe kapjen e autorit.', thotë policia.

Nuk dihen shkaqet apo autorët e kësaj ngjarje por duhet theksuar që edhe pse ngjarja ka ndodhur parmbrëmë është mbajtur e fshehtë nga policia deri tani.

Kujtojmë që parmbrëmë iu vu eksploziv dhe restorantit ‘Brazili i vjetër’ ku aty eksplozivi shpërtheu duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndyresirat: 01/02/2025 21:18

    Ajo zona e Nikles paska mbledh me kokrra vetem llumin e vendit , jane me keq se talebanet por vetem xhaxhi i kishte ber pula ata dhe shume te tjere qe mbahen si gango sot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 7 Mars, 14:47

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Kurti ndan rreth 6 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Hotel 'Grandin'! Fitoi në Arbitrazh

Kosovë/ Kurti ndan rreth 6 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Hotel 'Grandin'! Fitoi në Arbitrazh