Vendoset sot nga UEFA, Juventusi drejt përjashtimit nga Europa

Vendoset sot nga UEFA, Juventusi drejt përjashtimit nga Europa

Stadiumi i Juventusit

Juventusi pret sot vendimin e UEFA-s për përjashtimin ose jo nga Conference League sezonin e ri. Për shkak të shkeljeve financiare, plusvalencave dhe lëvizjeve jo të rregullta tatimore, "Zonja" pritet mos marrë pjesë në Europë. Pas gjobës nga Federata Italiane e Futbollit, hetimi i UEFA duket se do jetë më i rëndësishëm për të ardhmen e bardhezinjve.

Veç dënimit dhe largimit nga CL sezonin që vjen, Juve do përballet edhe me një gjobë nga organi i futbollit evropian. Në Torino janë të gatshëm të heqin dorë nga Conference League, një vendim i pritshëm dhe i kërkuar nga bardhezinjtë, që nuk do humbisnin shumë në aspektin ekonomik, duke qenë se Conference nuk vlen sa Champions League.

Me një dënim të mundshëm, Juve do mbyllte kapitullin e fitimeve kapitale dhe do ishte "e pastër" për vijimin e sezonit të ri pa hetime dhe gjyqe. Në rast dënimi të "Zonjës", Fiorentina do zërë vendin e tyre në Conference League, duke qenë të renditur një vend më poshtë në Serie A sezonin e fundit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë